Hungarezi misterioz i Offshore, miku i Edi Ramës që ka përlarë një fetë të konsiderueshme të aseteve strategjike të shqiptarëve, si telekomunikacioni dhe bankat…
Opozita socialiste hungareze, ka kërkuar një debat në radhët e Partisë Socialiste Europiane për lidhjet e dyshimta të Edi Ramës me Viktor Orbanin, i cili konsiderohet edhe miku i Vladimir Putinit në Bashkimin Europian.
Lidhjet e Ramës me Orbanin prej vitesh janë të afërta. Madje Rama e ka mbrojtur autokratin hungarez edhe në media ndërkombëtare, kur është pyetur në lidhje me veprimet e tij jo demokratike dhe antiliberale.
Orban është në fakt babai politik i sovranistëve dhe ekstremistëve të djathtë në Europë, ndër të cilat aleatja më e ngushtë është Giorgia Meloni. E cila jo rastësisht është edhe shumë e afërt me Edi Ramën.

Qoftë edhe për këtë fakt, kemi të bëjmë me një zhvillim politik që dëmton jo vetëm Partinë Socialiste të Shqipërisë, por në përgjithësi progresistët shqiptarë dhe europianë.
Kjo miqësi nuk është thjesht një alkimi mes dy liderësh që kanë zënë rrënjë prej vitesh e nuk shkulen nga qeverisja. Këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje të pastër biznesi.
Edi Rama, si pasojë e ndikimit të Viktor Orbanit, solli në Shqipëri një nga biznesmenët më kontraversë të Hungarisë dhe me një dorë i dha një copë të madhe të aseteve strategjike të shqiptarëve; telekomunikacionin dhe bankat.
Kështu Gellért Zoltán Jászai, kreu i 4iG mori kompaninë telefonike ONE, që kishte edhe licensë për shpërndarjen e internetit, komapaninë Albtelecom, e cila kishte në licencë telefoninë më të madhe fikse, telefoninë e tretë të lëvizshme dhe një rrjet interneti dhe IPTV të shpërndarë në të gjithë vendin. Gjithashtu i dha edhe licencën e një banke të nivelit të dytë, pasi bleu Alfa Bank-ën, degën shqiptare të bankës greke, e cila zotëron një portofol serioz të kredive të biznesit dhe të shtëpive e pasurive të paluajtshme.
Pra me një veprim administrativ, asete kaq të rëndësishme të vendit u dhanë në një dorë të vetme. Dorë e cila nuk ka pasur asnjëherë një garanci se kemi të bëjmë me një sipërmarrje prestigjoze.
Zakonisht vende të ndryshme bëjnë transferime të rëndësishme monopoli në duar të kompanive të mëdha, me garanci në tregun botëror dhe me mundësi të konsiderueshme për të mos shkaktuar një traumë financiare nësë dështojnë.
E gjitha kjo në Shqipëri, ndodhi pa asnjë analizë të tillë. Sepse 4iG nuk ishte as Vodafone, që është një shumëkombëshe, as ndonjë emër prestigjoz ndërkombëtar, por vetëm një aktor lokal hungarez, i cili për më shumë është një aktor i regjistruar si offshore në Ishujt Virgjinë.
Madje siç doli nga publikimi i Panama Pappers, hungarezi Gellért Zoltán Jászai i lidhur me Orban konsiderohet me lidhje të afërta me kompani pranë Kremlinit dhe Vladimir Putinit.
Edhe pse në Shqipëri, ligjërisht ekzistojnë organizma që të mbrojnë ekonominë nga monopoli, pra të natyrës anti-trust, askush nuk e pengoi Edi Ramën që t’i japë njeriut të Orbanit, fetën më të madhe financiare të vendit. E kjo nuk erdhi natyrshëm…
Në vitin 2019, Edi Rama largon nga kreu i AKEP-it Ilir Zelën, pikërisht përpara se Gellért Zoltán Jászai të kryejë operacionet e blerjes së ONE nga gjermanët e Telekom dhe Albtelekom nga turqit e Calik Enerji.
Në vend të Zelës, Rama emëroi këshilltarin e tij Tomas Frashëri, i cili është bashkëshorti i një anëtareje tjetër të stafit të Ramës.
Frashëri më pas i hap dritën jeshile njeriut të Orbanit, që sot është sipërmarrësi që ka në dorë asetet strategjike të shqiptarëve. Por këtu nis kuja; sepse në vend që t’i menaxhonte me kujdes dhe respekt ndaj klientëve, One ndërmerr një operacion gllabërimi të parave, duke rritur tarifa pa dhënë shërbim, ndërkohë që OTP, agresivisht ka rritur në mënyrë eksponenciale të gjithë këstet e kredive të klientëve të ish-Alfa Bank.
Klientët e OTP-së i janë nënshtruar një procesi agresiv rritjesh këstesh sidomos ata që i kishin në euro, me nga 80-200 euro në muaj. Ç’ka është një operacion i tmerrshëm duke penalizuar mijëra shqiptarë. E në këtë operacion ku hungarezi i Ofshore pasurohet, qeveria jo vetëm nuk ndërhyn por i jep lehtësi operacionale.
Në këtë operacion hungarezi offshore nuk po ndalet prej një viti e ka stresuar mijëra njerëz që jo vetëm ju është rritur kësti por të gjitha shërbimet. E njëjta ndodh në One kur çdo klienti që bën pagesën mujore i kërkohet edhe 200 lekë tarifë pa asnjë rregull ndërkohë që më parë nuk e kanë paguar. AKEP i Frashërit të Ramës, rri e vështron sepse është emëruar jo për të mbrojtur klientët por hungarezin misterioz të Offshore./Pamfleti
Lini një Përgjigje