TAGS-AT E JAVËS

Editorial11 Nëntor 2023, 11:01

Paradoksi i afërsisë së Shqipërisë me “botën serbe”

Shkruar nga Nikica Korubin
Paradoksi i afërsisë së Shqipërisë me “botën
Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama /

“Ballkani i Hapur” është legalizimi i hegjemonisë serbe, e cila ka nevojë për anomalinë: “serbizimin” e shqiptarëve , gjegjësisht “serbizimin” e elitave të tyre politike...

Se në marrëdhëniet me shqiptarët ka dominuar “dipotria serbe” ndaj tyre, kjo nuk është kurrfarë risie. Por çudia më e madhe ka ndodhur kur me “barrën” e dominimit proserb ama bash në të gjitha poret e jetës, sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për BE, e cila ndërkohë me të gjitha forcat, gjegjësisht, në mes tjerash edhe me të njejtat forca serbofile po tentojnë ta bllokojnë, deri atje ku kanë mund të arrijnë.....
Janë të maskuar me të gjitha llojet e grimit (mediatike, akademike, analistësh, kishtare, biznesore, patriotike, joqeveritare) por vetëm njerën maskë e mbajnë më me shumë vështirësi: përkatësinë evropiane-maqedonase jashtë botës serbe. Këtu nuk ka aktrim, këtu sinqerisht dhe me përkushtim janë “serbë më të mëdhenjë se serbët”, sindrom ky i njohur i shprehjes së lojalitetit nënshtrues…

Maqedonia e Veriut, evropiane dhe e pavarur, nuk është shteti që ata duan…  Por nëse maqedonasit janë treguar një “pre” e lehtë në këtë lojë brutale propaganduese- emotive, atëherë si është e mundur që edhe shqiptarët u “serbizuan”. Apo, thënë më qartë, pse estabilishmenti i tyre politik në mënyrë konstante shfaq lojalitet ndaj “botës serbe” .
Afërsia e Shqipërisë me Serbinë në “Ballkanin e Hapur”, gjegjësisht me “botën serbe” shpreh paradoksin e këtij lojaliteti… “Ballkani i Hapur” është legalizimi i hegjemonisë serbe, e cila ka nevojë për anomalinë: “serbizimin” e shqiptarëve, gjegjësisht “serbizimin” e elitave të tyre politike.

Dhe, nëse në rastin e Maqedonisë, pikërish shqiptarët  gjatë viteve ishin faktori kryesor që shteti qysh në vitet 90-të nuk ishte plotësisht i “serbizuar”, dhe për pasojë u pavarësua dhe u ngrit mbi themele bashkëkohore politike (Marrëveshja e përkohshme për anëtarësim në OKB, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja  me Bullgarinë), pikërisht shqiptarët u bënë “halë në sy”, gjegjësisht pengesa kryesore ndaj frenuesve të stabilizimit të plotë dhe të pakthyeshëm të shtetit, përmes anëtarësimit efektiv në BE. Prandaj ata patjetër  duhet të përfitohen...
Dhe pikërisht këtu qëndron heshtja e “opinionit publik” për projektin “Ballkani i Hapur”, gjegjësisht heshtja e të gjitha partive maqedonase ( e pritur) dhe e partive shqiptare (e papritur)... Ndonëse “anti bullgarizmi” doli nga nën dija dhe në një operacion “blic krig” të publikut, megjithatë fuqia kryesore lëvizëse në shoqërinë maqedonase mbetet “antishqiptarizmi”, aq shumë i dëshiruar në një mjedis “proserb” që duan ta instalojnë në Maqedoninë  e Veriut.

Por, kush është problemi kryesor, në këtë situatë problematike dhe paradoksale? Përpjekja për kontroll të plotë. Fillimisht kontrolli mbi qytetarët, pastaj kontrolli ndaj narrativit, dhe përfundimisht kontrolli ndaj etnosit. Edhe pse të gjitha instrumentet janë te ata, qytetarët megjithatë nuk janë qarku i ngusht i estabilishmentit politik, kurse narrativi është pothuajse retrograd (harta, flamuj, mite) 

Por, më me interes duket përpjekja për simplifikimin e etnosit, me mohim të plotë të nuansave dhe finesave kulturologjike e civilizuese të shqiptarëve, bie fjala (shqiptarët në Kosovë dhe shqiptarët në jug dhe veri të Shqipërisë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut) nuk janë një “masë e njejtë” të cilën një “prijës” do ta kontrollojë, ashtu siç angazhohet “bota hegjemoniste- shoveniste serbe” për barazimin e të gjithë serbëve  gjithkund ku janë, në mënyrë që dikush t’i “tuboj” në një shtet të vetëm...

Prandaj gjatë viteve maqedonasit u “mësuan dhe u trajnuan”  që të jenë gjithmonë “viktima përmes lëshimeve”, duke u “mësuar” me antishqiptarizmin dhe, sipas nevojës, edhe antibullgarizmin, me defetizëm konstant dhe bllokadë faktike të shoqërisë.

Në fakt çka kemi sot, që duhej të mos e kemi? E kemi shtetin tonë dhe a duhet të mos e kemi? Kemi të drejtë jo të plotë historike mbi emrin Maqedoni, dhe a duhej të mos e kemi? Kemi shtet qytetar me elemente të qarta etnike dhe a duhet të mos kemi? Shqiptarët i kemi “mbrojtësit” kryesor nga rreziku real i hegjemonizmit serb, a duhet të mos i kemi?

Mbase, çka duhet të kemi, që “elitat” të jenë të kënaqura, në llogari të qytetarëve?

Elitat a janë maqedonase? A i njohin partnerët dhe aleatët, a e njohin rrezikun? Cili është statusi i Kishës Ortodokse Maqedonase për momentin dhe e gjithë pasuria shtetërore që i është lënë në dispozicion gjatë viteve? E kujt është trashëgimia kulturore që e zotërojnë?

Pikërisht për këtë “publiku” gjithnjë e më shpesh dhe më ashpër do të na “qeras” me temat e vjetra, ndërkohë që “idetë e mëdha” nga e kaluara e kërkojnë rrugën e tyre te qytetarët, ndaj të cilëve e humbin kontrollin. Edhe për kontrollin që nuk e kanë ndaj shqiptarësisë, do të jenë fajtorë liderët evropian të rajonit (Albin Kurti).

Gjithsesi nuk është në duart e maqedonasve çështja maqedonase. Po të ishte, nuk do të mund t’i shihnim asnjëherë shqiparët, bashkëqytetarët tanë, aleatët tanë, me të njejtit sy në këtë botë hegjemoniste.

Ndoshta, një herë do të arrijmë ta kuptojmë se kush është interesi ynë? Interesi i qytetarëve dhe të vetmit shtet që kanë, Maqedonia e Veriut? Të paktën, shumica nga ne./Pamfleti

 

*Autorja është intelektuale maqedonase, pedagoge universitare dhe ish deputete

 

paradoksi i afërsisë shqipëria me botën serbe

Lini një Përgjigje