TAGS-AT E JAVËS

Editorial10 Nëntor 2023, 09:41

Edi Rama dhe e Majta e Havjarit

Shkruar nga Gjergj Zefi
Edi Rama dhe e Majta e Havjarit
Edi Rama /

 Dosja e fortë për Edi Ramën në PSE: Është njeriu që mbështet autokratët!

Për herë të parë pas 30 viteve, Partia Socialiste e Shqipërisë bëhet problem në komunitetin e partive të majta europiane.

Pasi u pranua me mjaft probleme, ngaqë vinte si trashëgimtare e një partie që kishte drejtuar diktaturën komuniste, në mesin e viteve 90, PSSH ka qenë një anëtarë normale e grupit të partive socialiste europiane.

Ndërkohë, dje në samitin e Malagas, Edi Rama është bërë problemi i madh i familjes politike të së majtës europiane.

Partia Demokratike Italiane ka depozituar një kërkesë zyrtare për ta përjashtuar PSSH-në nga PSE, çka është një akt politik i fortë. Por nuk duket se ky akt është ‘një rrufe në qiell të hapur’.

Pakti i Edi Ramës me Giorgia Melonin, një politikane që nuk është as pjesë e PPE, por e grupit ekstremist europian ku bën pjesë partia e Mari Le Pen në Francë, VOX-i spanjoll, si edhe parti të tjera sovraniste të Europës, duket ka shërbyer si pika që ka ‘derdhur gotën’.

Ngaqë në Partinë Socialiste Europiane ka pasur ankesa të herëpashershme për sjelljet e Edi Ramës, i cili është edhe Nënkryetar i Internacionales Socialiste, si pasojë e qënies kryeministër në tre mandate si kryetar i një partie të majtë.

Partia Socialiste e Hungarisë por edhe CHP-ja turke, përkatësisht Partia Republikane e Turqisë, kanë shprehur zyrtarisht shqetësimet e tyre për sjelljet e Edi Ramës, i cili publikisht ka mbështetur Viktor Orbanin, një lider sovranist, populist, antieuropeist, që është kundërshtar i ashpër i partive të majta, madje edhe ka relacion të afërt me Vladimir Putinin.

Ndërkaq, CHP-ja turke, që gjithashtu është anëtare e PSE-së, ka shprehur shqetësimin e saj shkresor për daljen publike të Edi Ramës, si i vetmi lider nga socialistët europiane që ka mbështetur Rexhep Tajip Erdoganin, në zgjedhjet presidenciale të 14 majit të këtij viti në Turqi. Asnjë lider europian, aq më pak i majtë nuk e ka bërë këtë.

Pakti me Giorgia Melonin është i treti në radhë, e sipas një studimi të një ‘think tanku’ afër së majtës europiane në Bruksel, Edi Rama, ka nisur herët procedurat që partinë e tij ta afrojë me grupin centrist politik europian që drejton Emanuel Macron-Renew Europe.

Një grup që nuk është i majtë, madje që kundërshtar politik ka të majtën franceze të Melenchon.

Macron synon që të afrojë rreth vetes kryesisht pjesë të së djathtës së moderuar dhe të qendrës, apo ata që quhen të “Chaviar Chauche” e majta e havjarit.

Që përkthehet e majta e bosëve dhe oligarkëve.

Shenjë e kësaj lëvizjeje ishte edhe pjesëmarrja e Ramës dje në samitin për Gazan, e thirrur nga Macron, ku Shqipëria nuk ka pikë lidhjeje, duke mos marrë pjesë në samitin e socialistëve europian, ku është prezent Olaf Schols apo Pedro Sanches.

Materiali i ‘think tankut’ të njohur pranë së majtës në Bruksel, i cili ende nuk është bërë publik thekson se përjashtimi i PS-së nga e majta europiane duket një fakt i pritshëm, e sipas tyre, vetë Rama së shpejti në një kongres të afërt të partisë së tij, do të shpallë veten si kryetar i një partie të re, jo socialiste por të qendrës, që të grumbullojë edhe një elektorat që nuk e ka votuar PS-në.

Sipas këtij materiali që ‘Pamfleti’ e ka siguruar, Rama kërkon që në mandatin e katërt si kryeministër të mos vijë si kryetar i Partisë Socialiste, por si një lider i një partie të re të qendrës.

Po a do t’ja pranojnë këtë skandal socialistët Edi Ramës? Le të presim, shtyrja e kongresit për në dhjetor, duket qartë se paska pasur edhe shtigje të reja e të panjohura. / Pamfleti

edi rama e majta e havjarit

Lini një Përgjigje

Editorial