Edi Rama kërkon ta përdorë Shëngjinin si Erdogani që në vitin 2016 e përdori kampin e 1 milionë e gjysëm sirianëve si ‘bombë’ demografike për Europën...
Enturazhi mediatik i Edi Ramës po mundohet të shpjegojë se vendimi për të marrë 36 mijë refugjatë afrikanë në vit, në Shëngjin të Lezhës është pjekur që në gusht. Kur Giorgia Meloni ishte në Vlorë dhe bëri pushimet verore në Shqipëri. Por në realitet nuk është kështu. Janë mediat italialiane që njohin detajet e kësaj marrëveshje.
Giorgia Meloni, vetëm pak ditë më parë ndjehej gati e shkatërruar…
Burime pranë saj thonë madje se e kishte bërë gati dorëheqjen. Krahu i saj i djathtë Matteo Salvini, u shpreh se situata është thuajse e përfunduar për Giorgia Melonin.
Por grupi financiar që e mbështeti kreun e Frattelli d’Italia dhe e solli në pushtet duke shkuar nga 2 përqind në shumicë parlamentare, lëvizi menjëherë.
Dy javë më parë, Giorgia Meloni u godit ashpër nga njerëz brenda mazhorancës, kur në televizionin e familjes Berluskoni, doli një video, ku partneri e babai i vajzës së saj, bëri gjestin e turpshëm, duke prekur testikujt live e duke folur në mënyrë perverse me koleget e tij.
Nuk ishte aspak rastësi, pasi videoja ishte xhiruar prej muajsh, por një pjesë e rëndësishme e lidershipit të majtë, donte ta groposte.
Giorgia, e shkatërruar, ishte gati të braktiste detyrën. Por ishin industrialistët e Milanos që përgatitën deklaratën ku ajo i bënte dalje babait të vajzës së saj me të cilin kishte 10 vite që jetonte thjesht me një status në facebook.
Por nuk mjaftoi, një javë më pas publikohet një tjetër skandal i përmasave gjigande. Dy komikë rusë publikuan videon, ku Meloni flet me ta, sikur eshtë në telefon me kreun e Unionit Afrikan e flet budallallëqe për Ukrainën, çka e nxjerr jo vetëm gafil, por hap një polemikë të brendshme në Itali.
Në këtë situate Meloni mendon që të ‘mbyllë plagën’ me një propozim për ndryshimin e Kushtetutës italiane për ta kthyer në një kancelariat gjerman, por sërish nuk ndikon.
Një burim diplomatik i tha ‘Pamfleti’-t, se Edi Rama e ka marrë në telefon Melonin që pas idiotësisë së Giannbrunos që ‘prekte hallatet’ live, duke i thënë: si mund të të ndihmoj, më ke gati!
Meloni ia thotë këtë njeriut që harton strategjinë e saj. E që konsiderohet një nga njerëzit më influentë në Itali. Bëhet fjalë për Giorgio Gorin, kryebashkiakun e Bergamos, i deklaruar i majtë, por që punën e bën me të djathtën.
Ai ka një kompani shumë të fuqishme për imazhin. Prej kohësh punon për PS-në dhe Erion Veliajn.
Gori i ka propozuar Melonit që të bëjë një pakt ‘bombë’ me Edi Ramën për emigracionin. Një pakt që në praktikë mund të mos realizohet pasi do të kundërshtohet fort nga BE. Por edhe nëse bëhet, nuk se Italia humb gjë…
Ngritja e një qëndre kujdesi nga një vend i BE në një vend jashtë BE-së, nuk se është gjë e re, pasi Italia dhe Europa e ka bërë këtë në Libi dhe vendet e Afrikës së Veriut. Madje, siç bëhet e ditur, Meloni synonte që këtë qendër ta ngrinte në Tunizi, e cila nuk ka pranuar, edhe si pasojë e presionit francez.
Por, pyetja është; e para pse Edi Rama e ka firmosur marrëveshjen pa u konsultuar apo diskutuar në publik, dhe e dyta; përse në Shëngjin, kur pika më e afërt e brigjeve të Lampeduzës është o Saranda, o rivjera e Himarës? Ose në portin e Sarandës ose në atë Vlorës, në fund të fundit.
Si ka mundësi që Edi Rama e vendos kaq lehtësisht që një zonë turistike e rëndësishme, që ka flukse të mëdha, thuajse sa ajo e Rivierës së jugut, të planifikohet si qendër për pritjen e emigrantëve?
Dhe është e thjeshtë: Edi Rama nuk pyet më për asgjë, Edi Rama vendos që të hapë telashe për Shëngjinin e jo për Sarandën e Himarën. E ky është një skandal më vete. Pasi Shëngjini është pika më e largët e Lampeduzës, ku sipas paktit do të merren emigrantët afrikanë në det.
Nga Saranda deri në Durrës, ka shumë pika që nuk janë të përqëndruara në aktivitetin turistik. Mjafton të kujtosh hapësirën e plazhit të vjetër në Vlorë, hapësirën e bregdetit të Fierit, atë të Divjakës e deri në Qerret, brigje që nuk e kanë intensitetin e fluksit të vizitorëve.
Për më tepër, që nga aspekti logjistik është shumë me kollajtë që mjetet ujore italiane të lëvizin për të sjellë refugjatët.
Pse është zgjedhur Gjadri e përkatësisht baza ushtarake e avionëve?
Dikush mund të thotë pse jo?
Megjithatë, kemi të bëjmë me vendime që prekin komunitete, sensibilitete, e natyrisht, shqetësime që vijnë edhe në mënyrë të natyrshme.
Këtu realisht fle lepuri, pasi shumë shpejt Gjadri do të kthehet në një qendër të madhe të klasifikimit dhe përzgjedhjes së emigrantëve nga Afrika. Por që gjeografikisht është e panatyrshme. Edi Rama e ka zgjedhur si e ka zgjedhur, duke parashikuar natyrisht edhe trazira të mundshme, por t’i mbajë larg nga zona që e ka bekuar me miliarda investime. Jugu i thellë, që me qëllim kërkon ta mbajë larg çdo telashi. Po pse e bën Edi Rama këtë? Kush ja lejon? Në realitet po e lejojnë ata politikanë e zyrtarë të veriut që nuk ia vënë kufirin te Thana.
Qendra e emigrantëve, mund të kthehet edhe në një zhvillim pozitiv në ekonomi. Por kjo nuk thuhet sot, e nuk ka një prognozë sesi do të shkojë.
Tani ka vetëm një plan, thjesht për të bëhet. E këtu Edi Rama ka menduar që të konsiderohet i domosdoshëm në një rast kur forca mbi të mund të duan ta largojnë. Siç dhe përflitet për kohësh. Kampi i Gjadrit është një pengmarrje në kuptimin e plotë të fjalës, që Rama u bën partnerëve perëndimorë, për ta marrë si haraç. Nëse e doni këtë kamp, ai ekziston sa jam unë, kur të iki unë, s’ka kamp.
Njëjtë si Erdogani bëri në vitin 2016 me kampin e 1 milionë e gjysëm sirianëve që e përdorte si ‘bombë’ demografike për Europën. E falë kësaj ‘bombe’ turqve u ka mbetur sharra në gozhdë me një autokrat me diabet që e ka mbushur qeverinë me kunetër e dhëndurë. A do të sillet edhe Edi Rama kështu? Rrugës është!/Pamfleti
Lini një Përgjigje