Ilir Beqja, me gjithë përpjekjet titanike që po bën duke marrë detyra të reja funksionale është nën shënjestër, jo vetëm të SPAK, por edhe të ndërkombëtarëve që i kanë shprehur pritshmëritë e tyre për vjedhjet e kryera nga ish-ministri...
Ndërsa dosjet e korrupsionit mbushen dhe hajdutët kanë emër e mbiemër, qeveria shqiptare vijon të marrë vendime absurde që vetëm sa e shtojnë nivelin e zullumit.
Fjala vjen në vitin 2024, për inceneratorin e Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 12 milion euro. Pra një rritje financimi me 20% më shumë krahasuar me këtë vit.
E theksojmë: është një vepër që nuk ekziston!
Pasi i ka lënë në dorë një pjesë të majme të frenave të qeverisë, Belinda Ballukut, Babloku ka firmosur të shtojë gjithashtu edhe paratë që do të japë për kontratat e konçensionit në shëndetësi, gjithashtu edhe ky nën hetim.
Sterilizimi, për të cilin janë në burg ish funksionarë të lartë, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj e ka lakun në fyt, do vijojë të martë 1.2 miliard lekë më shumë. Kjo vlen edhe për PPP e laboratorëve, ndërkohë që ajo e check- up dihet se merr miliona për shërbime të pakryera.
Pyetja që shtrohet është: vërtet besojnë se kështu Edi Rama dhe hajdutët e tij do t'ia hedhin!?
Dihet që Ilir Beqja, me gjithë përpjekjet titanike që po bën duke marrë detyra të reja funksionale është nën shënjestër, jo vetëm të SPAK, por edhe të ndërkombëtarëve që i kanë shprehur pritshmëritë e tyre për vjedhjet e kryera nga ish-ministri.
Dihet që Beqaj është një njeri i rëndësishëm për Edi Ramën sepse i di sekrete dhe ka ndarë para me Bablokun. Por dihet gjithashtu se kur Rama e sheh veten ngushtë, i shet bashkëpunëtorët e tij dhe raste të ngjashme janë të shumta. Mirëpo Beqaj ka arritur të zvarritet me sukses deri tani nëpër shalët e pushtetit. Për dosjen e sterilizimit ai arriti ta bindte Kryeministrin të çonte në burg ish-zëvëndësin e tij dhe persona që de facto s'kanë pasur asgjë në dorë në vendimmarrjen finale. Gjatë kësaj kohe u shpik një institucion i ri që administron fondet e BE -SASPAC- dhe Beqaj u bë drejtor. E ndërsa që prokurorët i afroheshin duke i tundur prangat, ai arriti të kërcënonte Romina Kukon dhe ta largonte në heshtje nga posti i negociatores për një nga kapitujt e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe ti zinte vendin.
Duhet thënë që mendja diabolike e Ilit Beqajt funksionon si orë zvicerane, gati-gati për tu pasur zili. Sepse në këtë mënyrë ky krye hajdut i shëndetësisë shqiptare, iniciator i masave që shkatërruan përfundimisht sistemin shtetëror shëndetësor, shpreson të hyjë në gjirin e evropianëve si i pafajshëm dhe si i besueshëm i qeverisë shqiptare.
Por faktet janë shumë kokëforta. Shumë pak kohë pasi çoi shokët e vet në burg, dosjet e PPP- ve në shëndetësi vazhdojnë të prodhojnë skandale të tjera.
Sterilizimi është njëra dhe me gjithë videot e mjekëve që i thurin (të detyruar) lavde kontratës, Beqaj ende nuk ka dalë i larë nga ajo histori. Kjo është vetëm një, sepse ndërkohë, Vilma Nushi me bekimin e Ilir Beqajt dhe miratimin e Edi Ramës, vazhdon të marrë miliona për shërbime të pakryera me kontratën e Check-up. Kuptohet që këto janë para që ndahen, por a do të ketë një fajtor për këtë?
Të dhënat shkresore të dokumentuara edhe nga KLSh tregojnë se gjatë 2022 koncesioni i Check-up ka marrë paratë edhe për 21 mijë raste të pakryera sepse të tillë e ka kontratën. U bënë apo jo analizat e përgjithshme të Check-up, Vilma, Iliri dhe të tjerët i marrin paratë.
Kjo gjë ka ndodhur që prej vitit të parë kur ky koncension ka hyrë ne fuqi e vazhdon edhe sot.
Për këtë do të mbajë përgjegjësi Ilir Beqaj apo do të dalë e të thotë se ky ishte vendim i specialistëve? Do të përgjigjet ky krye hajdut për milionat që shkojnë lumë edhe pse punët nuk bëhen?
Një rast i ngjashëm me inceneratorin që Babloku e ka futur në listë edhe për 2024, pavarësisht se nuk ekziston.
Ilir Beqaj ndoshta beson se për sterilizimin ia ka hedhur, por kur të hapen këto dosjet e tjera, çfarë do të bëjë?
A thua vërtet mendon se ato takimet me evropianët për integrimin do ta shpëtojnë?/Pamfleti
Lini një Përgjigje