Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh gjatë një konference për mediat se Partia Demokratike do të denoncojë ndërkombëtarisht përdorimin masiv të gazit lotsjellës kundër protestuesve, në protestën e 24 janarit.
Berisha tha se Policia e Shtetit ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare. Ai tha se kjo shkelje flagrante do të denoncohet gjithashtu edhe brenda vendit.
Zoti Berisha, si do t'i përgjigjet Partia Demokratike gazit masiv lotsjellës që u hodh në protestë ashtu sikurse e cekët edhe ju pak më parë, me gaz të skaduar, pra tre vite të skaduar? A do të marrë Partia Demokratike veprime konkrete duke qenë se vetë ju deklaruat se ai mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin e qytetarëve?
Sali Berisha: Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare.
Por meqë jam këtu, do shtoj edhe dy fjalë. Edi Rama, Ramaduro, sot në mëngjes pas një nate plot makthe shkruante i vrenosur, i bërë zeher, i tmerruar, në përçartjen e tij në X, fliste për rrugaç lagjesh, për mercenarë, cilësonte të rinjtë guximtarë. Unë u them këtyre heronjve të vërtetë, se gjëja e parë që më erdhi ndërmend kur lexova ishte, ishin akuzat që diktatori i fundit komunist u bënte të rinjve të Tiranës kur i quante halabakë, rrugeçër në gjuhën e, në gjuhën që përdor sot Edi Rama.
Ndaj dhe i them kaq Edi Ramës, ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun.
Ti gjuajte me plumba o kelysh serbi.
Denoncoje o bajge, sa me shpejt, por s'na the ku do e demoncosh, se nderkoimbetaret ta kane bere mutin ne koke prej kohesh. Jo vetem kaq, po ne te gjitha filminet del se dhunen e kane ushtruar falangat fashiste te rruges. Packa... packa. Do rrojme e do shohim ku do I dale tymi kesaj qelbesire fashiste