TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 09:23

Garda kontrollon deputetët e opozitës para hyrjes në sallë, Dogjani: Si në diktaturë

Shkruar nga Pamfleti
Garda kontrollon deputetët e opozitës para hyrjes në sallë,
Punonjësit e Gardës duke kontrolluar deputetët

Punonjësit e Gardës kanë kontrolluar deputetët e Rithemelimit para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve, teksa sot do të diskutohet buxheti 2024.

Asllan Dogjani e quajti diktatorë.

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës së Republikës, të cilët kanë ndaluar deputetët të futen në ambientet e Kuvendit.

Ish-kryeministri Berisha teksa ka tentuar që të shkojë te foltorja, është ndaluar nga Garda. Më pas ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardistëve të mos e shtyjnë.

“Mos e shty me dorë atë, ca ke që e ndalon, hapu pak”, thotë Bardhi.

garda

Lini një Përgjigje