Deputetët socialistë po shkojnë më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve.
Ministri Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se seanca plenare e ditës së hënë (20 nëntor), pritet të jetë e rrethuar nga forcat speciale me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës”, e sipas tij ai ka ai ka urdhërua forcat speciale të Gardës, Policisë, RENEA-n që të shtypin revoltën e deputetëve të opozitës.
Më tej Berisha shprehet se kryeministri “ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në Parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit, e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve”.
Lini një Përgjigje