TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2023, 12:06

Vuçiç ‘masakron’ Edi Ramën para BE; i publikon video- urimin për takimin “Ballkani i Hapur” në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç ‘masakron’ Edi Ramën para BE; i publikon

Gëlltitja e një “lugë çorbe të prishur”, po e detyron Bablokun të vazhdojë pazaret e fshehta kundër Procesit të Berlinit, megjithëse para 1 muaji në Samitin e Tiranës, deklaroi se “Ballkani i hapur” është shkrirë e nuk ekziston më...

Para 3 ditësh në Beograd, Aleksandër Vuçiç bashkë me drejtuesit e rinj pro-rusë e Anti SHBA-BE të Malit të Zi dhe me kryeministrin Kovaçevski të Maqedonisë, zhvilloi panairin “Vizioni i verërave të Ballkanit të Hapur”, në kuadër të vazhdimit të “Ballkani i Hapur”.

Vuçiç tha, se Ballkani i Hapur nuk ka vdekur, por jeton dhe do vazhdojë të përparojë e fuqizohet, duke përmendur shifrën mbi 1 miliardë Euro shkëmbime tregtare, që Serbia, Shqipëria e Maqedonia kanë arritur nëpërmjet kësaj nisme rajonale.

Me tej, Aleksandër Vuçiç, tha: - Ata që na sjellin plane që t’i pranojmë ne, shkulin flokët kur ne nuk i pranojmë, ata mendojnë se janë Perëndi dhe ne duhet të zbatojmë marrëveshjet e tyre, por Ballkani nuk nënshtrohet dhe është më i fortë kur është i hapur.

Në mes të takimit, duke trokitur gotat me presidentin Milatoviç të  Malit të Zi dhe Kovaçevskin e Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiç urdhëroi regjinë e takimit, të publikonte përshëndetjet e dërguara për aktivitetin e Ballkanit të Hapur.

Të parin, publikoi video-mesazhin e dërguar nga kryeministri Edi Rama, i cili pasi u uroi sukses e vazhdimësi të kësaj nisme, përshëndeti Vuçiçin, Kovaçevskin dhe mikun e ri malazez Jakov Milatoviç, duke thënë se kishte dëshirë të ishte mes tyre, por nuk pati mundësi.

Me publikimin e video-mesazhit, Aleksandër Vuçiç, nuk e nderoi, por e ‘masakroi’ Edi Ramën, duke i dhënë një goditje të fortë në sy të liderëve të BE; përpara të cilëve, Babloku është betuar publikisht, se e kishte shkrirë Ballkanin e Hapur.

Vuçic e publikoi qëllimisht video-mesazhin, për t’i thënë BE e SHBA, se Shqipëria me Edi Ramën në krye, vazhdon të jetë në frontin sllav pro-rus, si pjesë e Ballkanit të Hapur e kundër Proceseve europiane e kundër BE, paçka se në Tiranë u mbajt Samiti i Berlinit.

Dhe qëndrimi me video mesazhin, zbuloi dy të vërteta: Edi Rama mashtroi liderët e BE për shkrirjen e Ballkanit të Hapur; dhe nuk ka hequr dorë e është pjesë aktive e tij, duke “ngrënë dardha” pas shpinës së BE e kundër Procesit të Berlinit.

Fakt që e tregon dërgimi fshehurazi e jo publikisht te Vuçiç, Kovaçevksi e miku i ri malazez  Jakov Milatoviç: i video-mesazhit përshëndetës e me urime, për takimin e zhvilluar në kuadër të Ballkanit të Hapur më 17 nëntor në Beograd, duke u thënë se shpirtërisht e politikisht ishte mes tyre.

Logjikisht, gëlltitja e kësaj “lugë çorbe të prishur”, po e detyron Bablokun të vazhdojë pazaret e fshehta kundër Procesit të Berlinit, megjithëse edhe para 1 muaji në Samitin e Berlinit në Tiranë, deklaroi se “Ballkani i hapur” nuk ekziston më./Pamfleti

ballkani i hapur video urimi rama vuçiç

Lini një Përgjigje