TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 09:19

Rama i kalon mbrapa me eskortë, Berisha batuta me gazetarët: Shikoni çfarë frikacaku! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama i kalon mbrapa me eskortë, Berisha batuta me gazetarët: Shikoni
Sali Berisha

Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike mbërrijnë në parlament këtë të hënë, Sali Berisha ka komunikuar me gazetarët.

Gjatë kësaj kohe ka kaluar dhe eskorta e kryeministrit Rama, moment që s’ka kaluar pa u komentuar nga Berisha.

“Rama?! Shiko çfarë frikacaku, vjen një orë para. Siç erdhi do iki,” – u shpreh ai, ndërsa qeshte me gazetarët.

Sa i përket seancës së sotme, Berisha paralajmëron aksion të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të popullit opozitar.

“Aksioni do jetë i fuqishëm dhe ju do jeni dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa do përfundojë me një autokolonë 20 makinësh njësoj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. E patë vetë se si erdhi. Ishit vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament”, tha Berisha.

 

sali berisha rama

Lini një Përgjigje