TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 14:05

Çfarë arriti Sali Berisha nga protesta e të shtunës?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë arriti Sali Berisha nga protesta e të shtunës?

Mes realpolitikës, frikës dhe pazareve të pashmangshme...

Për të analizuar një ngjarje, një fenomen politik apo human, hyrja në lëkurën e protagonistit e bën këtë analizë më realiste dhe të balancuar, pavarësisht se mund të jetë e njëanshme. Pra, duhen parë dhe studiuar objektivat dhe arsyet e personazheve që e kryejnë këtë akt.

Në rastin tonë, kemi protestën e radhës “kombëtare” të PD-së së Sali Berishës, që u kthye në javën më të rëndësishme për Edi Ramën; në kryelajmin e saj.

Pra, për ata që e kuptojnë ndopak politikën: Sali Berisha, me hir apo pahir, arriti ta mbyllë duke ngritur flamurin para Kryeministrisë, javën më “lavdishme” për Edi Ramën, kur kishte ftesën e Donald Trump për Bordin e Paqes dhe vizitën treditore të së bijës në Shqipëri.

Sali Berisha arriti të imponohet me atu-në e tij politike, ku vendos vulën e vet, natyrisht zhurmshëm me molotovë, por që e ka të kontrolluar, pasi kërkon të ruajë veten, ose siç thotë Trump: prapanicën!
Një parti politike, jo vetëm në një sistem demokratik (pra, me alternancë), është një pol pushteti, por edhe në sisteme autoritare, kur partitë punojnë në ilegalitet, janë të tilla.

Partia Komuniste Shqiptare u gri në luftë civile mes vetes përpara se të themelohej në vitin 1941, kur grupet duheshin të ktheheshin në një forcë të vetme, pas betejës së famshme të Stalingradit.

Forumet, fraksionet, këshillat, kolegjialitetet etj., janë mbulesa hipokrite, siç e theksoi kryeministri kanadez në Davos, në lidhje me mekanizmat ndërkombëtarë.

Në fund, prevalon vullneti i të fortit: arrin të mbizotërojë fuqia e tij, indulgjencat dhe benefitet që ai shpërndan si sadaka, apo edhe si pjesë e negociatave me grupet e ndryshme.

Sot, në opozitën shqiptare ka individë që tentojnë të krijojnë një hapësirë të tyren në këtë zonë, por kjo nuk është asgjë e re. Prej PD-së, që në vitin 1990, janë krijuar shumë e shumë parti dhe grupe politike, të cilat madje kishin jo vetëm individualitete të spikatura dhe të artikuluara, por edhe arritën të formësonin ide, doktrina, forume, debat dhe aksione politike që patën efekte të rëndësishme në vend.

Për shembull, rënia e Sali Berishës së Parë, kur u kthye në autokratin e parë të ish-lindjes komuniste, nuk erdhi nga Partia Socialiste, e cila në vitin 1996 ishte në prag të zhdukjes totale, por nga grupet politike të dala nga PD-ja, apo nga hapësira pranë qendrës dhe së djathtës.

Megjithatë, këto grupe u lodhën nga lufta që bënë në shërbim të Fatos Nanos dhe socialistëve, si dhe u ndjenë të fyer nga mënyra sesi socialistët i shpërndanë indulgjencat. Duke u fryrë dhe duke u treguar arrogantë, postet dhe përgjegjësitë që ndanin për aleatët ishin thjesht sadaka.

Ndaj këto grupe më pas ose u larguan nga politika dhe vijuan rrugën e tyre të lirë – dikush në media, dikush në botën e kulturës etj. – ose iu rikthyen Sali Berishës si djemtë plangprishës dhe shijuan përdhunimin politik që ai u bëri, duke i përdorur për “dirty works”.

A i leverdis Edi Ramës Sali Berisha kështu siç është, siç thonë shumë në opinion? Në realitet, Edi Ramës i leverdis një opozitë e përçarë, e ndarë dhe e paqartë në rrugën e saj, pasi kështu blen kohë për të hyrë, siç e bën shpesh, duke blerë, shantazhuar dhe joshur pjesë të kësaj opozite politike.

Një opozitë e vendosur Ramës nuk i leverdis, sidomos sot, kur është në kohën më të brishtë të tij, pavarësisht se në mandatin e katërt.

Edi Rama nuk e ka aspak të lehtë të shkojë te faza e radhës, pra kalimi i pushtetit te një pasardhës, për shumë e shumë arsye. Ndaj ai reagoi fort sot ndaj Sali Berishës, siç edhe dje me represion policor.

Edi Rama do të vijojë të tregojë pjesën agresive të “sulltanit”, në radhë të parë për të shantazhuar SPAK-un, siç bën Sali Berisha, e kështu palët do të hyjnë në një përplasje të fortë.

Përplasje që mund të krijojë tensione dhe, sipas gjasave, edhe probleme e shqetësime ndërkombëtare, që të kërkojnë një marrëveshje politike mes palëve. Marrëveshje që Sali Berisha e do në tavolinë, pasi me atë parti që ka nuk ka këllqe të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Kështu, e vetmja rrugë që i ka mbetur Sali Berishës, me “Non Grata”-n në SHBA, atë në Britani, izolimin dhe hapjen e disa çështjeve penale në SPAK, synon një luftë totale, e cila komplekson çdo rival të mundshëm për të marrë PD-në.

Ai që do të mundë Berishën në PD, apo Ramën në PS, nuk ka pse të ketë skrupuj duke u kompleksuar se i quajnë tradhtarë. Pa aleanca nuk arrihet një qëllim politik. E ka bërë Fatos Nano, apo Ilir Meta, që në kohë të ndryshme bënë aleancë me Berishën. E ka bërë Edi Rama, i cili si pasojë e këtyre aleancave qëndron në pushtet.

Por ngelet edhe një rrugë tjetër: nëse një faktor politik në opozitë, që natyrisht duhet të artikulohet dhe qartësohet, duhet të ulet seriozisht në tryezë me Sali Berishën.

Të bëjë paktin e madh për rotacionin politik, duke pranuar disa kushte nga Berisha; natyrisht, së pari duhet të negociojnë me faktorët ndërkombëtarë. E më pas t’i thonë plakut të shërbejë në prapaskenë, duke bërë “deal” me të.
Në të vërtetë, këtë skemë kanë kohë që e bëjnë faktorë të ndryshëm, si grekët, të cilët me aferën Beleri tentuan të krijojnë kushte jo vetëm për rrëzimin e Edi Ramës, por edhe për krijimin e një strukture politike që mund ta kontrollojnë.

Dhe aktualisht, Athina është interlokutori i vetëm dhe më i fuqishmi për krijimin e një strukture politike që mund të krijohet në Shqipëri.

Pra, faktorët janë dhe rrugët po ashtu. E gjithë çështja është kush do ta dominojë këtë proces, pasi Rama e ka marrë rrugën e qoftë-largut politik.

Deri tani, madje edhe në protestën e të shtunës, Sali Berisha tregoi që jo vetëm e kontrollon opozitën, por deri në detaj: qoftë me grupet “milicore”, qoftë me deputetët që i përdor si anti-polici, qoftë me pamjen e Salianjit, që e la në një qoshe si qen i rrahur. Kurse Lapajn e largoi fare nga skena, pa nisur protesta.

E gjitha kjo mund të duket jo normale, por në fund të fundit është realpolitikë, e cila, sado tragjike dhe e papëlqyeshme, mbetet një raport forcash; pasi, siç tha kryeministri kanadez në Davos: “Kur nuk je në tryezë, je në menu.”/Pamfleti

protesta e pd sali berisha realpolitika

6 Komente

  1. H
    Hasan hyseni

    Duhet kuptuar kjarte ,sot jetojme ne nje narkodiktature e narkoshtet me te burgosur politik te insfaluar nga ps ne pushtet . Reakisht nuk ka me ps ,po ba n de kriminale hajdute ne pushtet qe i kz t jep popullit 54 miljard euro gjate 13 viteve , dhe sot 50 % e popullsise eshte ne nivelin ekstrem te varferisr , qeveria nuk i sherben popullit po i sherben interesave te diktatorit Rama , qeveria vetem vjedh dhe varferon cdo dite popullin.sot fumksionon vetem nje ministri , ministria hije e vjedhjes se lushtetebve, punon me tri turne ,me orare te zgjatura dhe me pagesa te majme ,ministrite e tjera vetem vjedhin popullin. Prandaj cdo proteste kunder kesaj qeverie antikombetare ,te papare ne historine e Shqipwrise ,eshte e vlefshme se behen per te shpetuar Shqiperine nga shitja oligarkeve ,qeveritareve dhe te huajve dhe nga shpopullimi drastik qe qeveria e ben me plan . Me kete qeveri do vije koha qe sdo kete komb, stdhe e fe , kufij kombetare, po vetem banda kriminale ne pushtet. O sotbo kurre , atdheu ne rrezik. , protestat jane minimumi , sa me shpejt te shporen keto tradhetare, hajdute dhe organizata kriminale ne pushtet .

    1. P
      Pak nga të gjitha.

      Foto : Krimi në tribuna (barrikada). Shkrim në shërbim të pushtuesit të opozitës. të blerë nga pushteti. Një opozitë që nuk ndyshon drejtuesit e saj pas disa humbjesh është pa dyshim e korruptuar.

      1. L
        Louis le Quatorze

        Analizë e përçartur! Sali Berisha është një politikan i fortë ashtu si edhe Ilir Meta,por është një politikan me diapazon të kufizuar. Ai njeh vetëm pak lëvizje politike ,dhunën që mund të shkatërrojë gjithë vendin dhe negociatat me të futur. Ky njeri nuk di të argumentojë një tezë politike,të japë një shpjegim se ku do t'i mbështesë veprimet që do kryeje,nuk arrin të bindë as elektoratin dhe as partnerët për aftësinë e tij. Ai është korruptues politik dhe ekonomik përmes mëkatit dhe dhënies të pronës dhe pasurisë që nuk e ka të tijën. Saliun,populli e urren ,por edhe Saliu tregon urrejtje për njerëzit! Rama nuk është i dhunshëm,madje do të përbënte sfidë për gazetarinë zbulimi i organizatorëve të 21 janarit, një protestë e ndërtuar dhe e finalizuar për të vrarë njerëz, Rama nuk di të elaborojë një tezë politike ,por ai di të bëjë për vete elektoratin dhe ndërkombëtarët. Eshte i korruptuari par exellance ,por atij nuk i bëhet vonë të korruptojë apo shantazhojë të vetët. Edhe Ramën e urrejnë,por ai di si t'i bëjë ballë kësaj. Saliu është njeri i pështirë që i përmend edhe krevatin e kundërshtarit politik ,Rama është edhe më i ndyrë në veprime por kaq poshtë në të folur nuk bie. Këta janë pra " fisnikët " tanë! Janë në pushtet vetëm për lavdi ( Saliut i vallëzojnë deputetët me këngën për të ,kurse Edit është e gatëshme e gjithë PS që t'i bëjë gojore,mjafton një fjalë e Edit),janë në pushtet për të vjedhur,janë në pushtet për të shitur Shqipërinë. Nëse nesër pushteti bie në dorë të një qeverie të ndershme dhe patriote,si Saliu me shpurën e tij ashtu edhe Edi me shokë do të luteshin që dikush t'i dënonte me vdekje,aq të mëdha do të ishin peripecitë që do të kalonin . Dhe jo vetëm nga ligji.....

        1. P
          Populli

          Protesta nuk behet per popullin por per hallet e Berishes

          1. F
            Feti Dema

            Pamfleti! Po mar dy shëmbuj. Retorika e Lapaj: "oligarki, oligarki, pushtet oligarkik, o njerëz hajdeni pas meje ta rrëzojmë oligarqinë"! Rezultati: hodhi në kosh të plerave 60 mijë vota. Sot se begenis njeri. Kalkulim i gabuar? Sali Berisha se pranon as në protestë. Pse? Sepse as PD dhe as PS nuk duan të ndajnë pushtet. Të dyjave PS-PD më mirë ti shash nga nëna se ti shash dhe ti përgojosh oligarkët, sepse sistemi i tyre politik, është i bazuar në fuqinë ekonomike dhe financiare të oligarkëve dhe diktatit të tyre mbi të gjitha vendimarrjet e pushtetit,sipas parimit: " Në ato maja rripa rripa, një herë ma hipe e një herë ta hipa"A është Adriatik Lapaj një Kryetar partije i pa shantazhushëm? Veprimtaria e tij si avokat mund të këtë njolla të tilla, që gjithsesi derisa nuk ka patur hetim penal, nuk mund të shantazhohet . Por çështja AKSHI, tregoi se grupet kriminale kanë akses në të dhëna sensitive dhe ata në rrugë informale mjafton tu përkujtojnë disa figura të partisë apo edhe të stafit elektoral se shefi i ka ca llogari të pambyllura me shtetin. Ti bëjnë shantazh z.Lapaj nuk ua mban, se si dihet se si reagon Avokati Lapaj. Kjo analizë vlen edhe për parti të tjera të reja që Parija e Tiranës me instrumentat që posedon psh. median, i promovoi duke jua racionuar tagjinë. Skenografi perfekte, ku zgjedhjet legjitimojnë një sistem parlamentar shumë partiak. Po a ishin zgjedhjet të lira, të barabarta dhe të ndershme? Kush janë gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë? Kush është perceptimi popullor? Kush është qëndrimi i PD dhe Sali Berishës për zgjedhjet? Kush janë provat dhe gjetjet e Prokurorëve të SPAK dhe Prokurorive të Rretheve? Pse Sali Berisha i njohu zgjedhjet, kur gjithë retorika shkonte drejt mosnjohjes? Kush është ajo parti që do shkojë të ndërhyj te ndërkombëtarët që të lehtësojnë pozitën e Sali Berishës duke i hequr non gratën? Po hetimin dhe gjykimin penal ku ta gjej Kryetar mavria që pastaj të shkoi dhe të bëj "deal" me Berishë siç rekomandoni Ju? Pra Sali Berisha hedh gurin , fsheh dorën, kryetar mavria hap listën me pikat që duhet ti plotësoi sipas marrëveshjes. Donald Tramp nuk ju tha përkrahësve sulmoni Kapitolin, por ju tha që na kanë vjedhur fitoren. Identifikoi 'armikun e brëndshëm' Zv/ Presidentin M.Penc. Punoi fort dhe mori mandat të fort nga qytetarët amerikanë. Ku është S.Berisha ? Në mbrojtje. Mafia e AKSHI-t ndoshta e shantazhon. Atë dhe Edi Ramën, por jo vetëm. Ai Kryetar Partie që është antiestablishment e ka me sistemin politiko-oligarkik, me mafien me pozita dominuese në strukturën dhe superstrukturën shtetërore. Ju të Pamfletit keni një të drejtë. Aktori apo Aktorët që demostrojnë publikisht qëndrime antiestablishment nuk duhet të fshihen pas gishtit. Nuk mjafton të identifikohesh me zë dhe me figurë, por ti shpjegohesh publikisht: Se kush është projekti yt politik. ALTERNATIVA ,pas të cilës qytetarët do hovin në shesh dhe me protesta paqësore dhe gjithëpërfshirëse të rezistosh deri sa regjimi të cilin do ta sanksionosh me vullnet dhe diktat qytetar të ngrer duart përpjetë. Revolucion nuk pritet. Sadoqë protestuesve ju rekomandua revolucioni Nepalez. Dmth. Rrëzimi me dhunë i regjimit. Opozita ka molotov, mazhoranca ka gaz lotësjellës dhe zjarrfikës. Po bëjmë sikur po sulmojmë në rrugë dhe në foltoren e Kuvëndit, kur ke pranuar me marrëveshje opozitë- mazhorancë, Kodin Zgjedhor, Reformën Territoriale dhe Kryetar KQZ një person me përvojë 'ekstra' në menazhimin e zgjedhjeve. Kjo as frymëzon antarësinë dhe as simpatizantët e PD ,lëre më të vijnë pas elektorati gri. Populli në udhëkryq. Politika e kalcifikuar dhe përballë populli, që vazhdon të largohet pa kthim. Dhe më keq akoma : me partner ndërkombëtar që nuk ua fishkëllen fare, dhe me megalloninë që karakterizon çdo delirant:"Qentë le të lehin ,karvani ecën përpara". Kush janë qentë që lehin? Kujdes Pallosh! Ndoshta ti jem mësuar me zagar dhe kone, që të ndjekin nga pas.

            1. V
              Vala

              Arriti te grumbulloje urrejtje dhe neveri, pavarsisht se pretendon qe populli u ngrit, por ne e pame kush u ngrit dhe ky llum fashist do e gjeje vendin qe me kaq ngulm pk e kerkon.

              Lini një Përgjigje