TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 13:06

Dhuna ndaj protestuesve, Noka: Regjimi përdor policinë e Prodës si shkop gome! 

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj protestuesve, Noka: Regjimi përdor policinë e Prodës
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, se kanë dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj protestuesve  pas protestës kombëtare të PD-së.

Noka theksoi se këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare dhe kriminale që, kur ndihen të rrezikuara, godasin qytetarët dhe frikësojnë shoqërinë.

“Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë. Sot, Policia e Shtetit ka konsumuar një akt të rëndë dhe të paprecedentë, duke ushtruar dhunë brutale ndaj qytetarëve të lirë, përfshirë vete efektive policie, gra edhe një fëmijë 10-vjeçar. Akte të tilla sot për sot ndodhin vetëm Iran, në regjimin që po jep shpirt. Ky është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon; që nuk zbaton ligjin, por e përdor policinë si shkop gome kundër popullit

Këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare dhe kriminale që, kur ndihen të rrezikuara, godasin qytetarët dhe frikësojnë shoqërinë. Por populli opozitar nuk trembet, nuk nënshtrohet dhe nuk hesht. Do të na kenë përballë çdo ditë, në çdo rrugë institucionale e demokratike, deri në çrrënjosjen e këtij regjimi kriminal. Ashtu si shefi i tij, Edi Rama, edhe Ilir Proda e ka rrëzë qafës largimin nga detyra dhe shkuarjen në burg”, thuhet në reagimin e Nokës.

protesta e pd flamur noka

Lini një Përgjigje