TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 20:43

Evi Kokalarit nuk i del inati me Berishën: Na la në baltë, prioritet i tij ngelet vetëm biznesi i familjes

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalarit nuk i del inati me Berishën: Na la në baltë,

Evi Kokalarit nuk i del inati me Sali Berishën. Teksa dikur mori përsipër t’i hiqte non gratën dhe dilte bënte fushatë në primare kur e përzuri Basha, tani është kthyer në armike të thekur. Sipas saj, Berisha sot nuk e ka mendjen te PD, por te “biznesi i familjes”.

Reagimi

Shqipëria ka nevoje emergjente të zëvendësoje qeverinë e Ramës me një qeveri të djathtë, që do fokusohet tek ngritja e mirëqenies ekonomike të popullit.

Fatkeqësisht Berisha na la në baltë dhe tregoi qartësisht që prioritet i tij ngelet vetëm biznesi i familjes.

Është mëkat se si e ka marrë peng demokracinë. Të gjithë humbëm kohë duke ja marrë vulën dhe selinë Bashës, të cilin Berisha vetë e instaloi. Besuam në një opozitë të fortë, të ndryshuar dhe të reformuar. Opozita është kthyer në një grup kriminelesh të dhunshëm që jo vetëm s'kanë për t'ia marrë qeverinë Ramës, por po ja garantojnë mandatin e katërt.

SPAK, Amerika dhe UK të merren me Berishën, por Berisha duhet të lëshoje PD-në sepse vendi ka nevojë për ndryshime. Me këto veprime, jo SPAK dhe Amerika, por dhe historia do ta gjykojë shumë rëndë Berishën.

Të kisha mundësinë t’i mbushja mendjen që ta linte opozitën të rimëkembej, do ta bëja duke ju përgjeruar, por kokëfortësia e Berishës është legjendare dhe ai nuk kupton që në disa raste, është më mirë të ikësh vetë, sesa te presësh të arrestohesh nga SPAK.

Lini një Përgjigje