SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.
Pas sulmeve të fundit që ka bërë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Altin Dumani, ka ardhur dhe një reagim nga ambasada e SHBA në Tiranë.
Në reagim thuhet se SHBA qëndrojnë në krah të shqiptarëve që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.
Ambasada e SHBA në Tiranë edhe një herë shpreh mbështetjen për profesionistët e drejtësisë që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
Ish-presidenti Ilir Meta kishte sulmuar më parë kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se është takuar edhe me ish-agjentin e FBI McGonigal.
Vetëm një ditë më parë ndaj këtyre akuzave ka reaguar vetë Dumani duke thënë se nuk është takuar kurrë me McGonigal, madje as nuk e njeh.
"Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare." tha Dumani.
Më pas Meta ka vijuar sulmin ndaj Dumanit, duke e cilësuar si “kushëririn e Nuredin Dumanit” killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.
Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.
“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit.
Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje", tha Meta.
Lini një Përgjigje