Ilir Meta duket se ka futur në kaos partinë. Nga makthi i tradhtarëve, duket se tani ka bërë hasha gruan dhe gjithë ata që e kanë mbështetur. Endrit Braimllari dha dorëheqjen dhe tregoi se ka përplasje të fortë me Metën.
Emri tjetwr që thuhet se do largohet është Elona Guri. Kjo e fundit madje ka reaguar dhe i ka dalë në krah Braimllarit, duke i dërguar dhe mesazh Metës.
“Jam krenare për rrugëtimin tënd miku im! Që nga gjimnazist e deri në prind, ti nuk lëvize kurrë prej boshtit të vlerave të tua.
Kemi ndarë bashke sakrificat dhe punën e palodhur për të çuar përpara misionin LSI, që shumë e quanin të pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar.
Por pa tradhtuar kurrë idealet tona dhe duke qenë model i asaj lëvizje pozitive që përfaqësonte partia jonë LSI në këto 20 vite për të gjithë ata mijëra burra, gra e te rinj në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku deklaron dorëheqjen.
Lini një Përgjigje