
Endrit Braimllari, ka folur lidhur me vendimin për të dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë. Ai ka komentuar edhe djegien e mandateve disa vite më parë nga Monika Kryemadhi.
I pyetur nëse Ilir Meta ka qenë apo jo në dijeni të djegies së mandatave nga deputetët, Braimllari u shpreh se Monika kërkoi djegien e vetëm një mandati. Ai thekon se Ilir Meta ka qenë i informuar për ketë skenar.
“Kam qenë vetë deputet kur vendosëm mbi djegien e mandateve. E them me përgjegjësinë maksimale, Monika ka hyrë në mbledhjen e grupit, ka kërkuar që të djegë vetëm ajo mandatin. Ka qenë nën presionin e kolegëve të tjerë që nëse e djeg, do ta djegim të gjithë.
Në dijeninë time, Meta ka qenë i informuar për këtë skenar, për ta djegur një person dhe jo i gjithë grupi. Kam qenë pjesë kur Monika, si kryetare në atë kohë, ka qenë nën presionin pozitiv, se po e dogji ti mandatin, do e djegim të gjithë”, tha Braimllari për “Abc News”.
Lini një Përgjigje