TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 20:14

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, reagojnë Begaj dhe Hasani: Moment historik dhe i merituar

Shkruar nga Pamfleti
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, reagojnë Begaj dhe
Bajram Begaj-Igli Hasani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës.

Begaj shkruan se tashmë pritet hapi final dhe më pas momenti i merituar për të festuar këtë arritje.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, shkroi Begaj në Facebook.

Gjithashtu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përgëzuar Kosovën për këtë arritje të rëndësishme.

Hasani shkruan se ky është një moment historik për Kosovën. Ai tha se ky është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

“Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimi i Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Ndalesa tjetër: Komiteti i Ministrave!”, shkruan Hasani.

 

Lini një Përgjigje