TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 18:37

“Siç ikën socialistët nga Komisioni ashtu hyri dhe drejtori i IT për të vjedhur të dhënat e TIMS”, Salainji: Po mbrojnë persona me aktivitet kriminal

Shkruar nga Pamfleti

“Siç ikën socialistët nga Komisioni ashtu hyri dhe

Ervin Salianji, kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, ka akuzuar socialistët se po bëhen barrikadë për të mbrojtur persona me aktivitet kriminal.

Salianji tha se mënyra se si po vepron PS-ja i ka kthyer edhe në qesharakë, ndërkohë që sipas tij jemi përpara një grupi kriminal që kishte si objektiv pikërisht ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Deputeti demokrat u shpreh se socialistët po shkelin dinjitetin e tyre dhe po kthehen në shërbëtorë të personave me aktivitet kriminal.

“Janë hileqarë dhe kjo i bën edhe të pështirë në mënyrën se si po veprojnë”, tha Salianji. Duke komentuar largimin e deputetëve të PS nga komisioni hetimor në mbledhjen e djeshme, Salianji tha se njëlloj siç ikën ata dje, ashtu ka hyrë edhe drejtori i IT-së kur ndërhyri në sistemin TIMS.

“Ne kemi kërkuar me vendim të ndërmjetëm si Komision, informacion nga Kryeministri, pasi ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndërhyrje në TIMS. Le të na thotë se kur e ka marrë këtë informacion, kush ia ka dhënë dhe ku e ka parë garancinë se nuk ka pasur ndërhyrje. Gjithashtu kemi kërkuar informacion nga Ministri i Brendshëm, AMP, Policia dhe institucione të tjera”, tha Salianji për "SyriTV".

Sipas tij, thelbi është që PS do të fitojë kohë për të fshehur provat, manipuluar dhe falsifikuar provat.

“Po tentohet të falsifikohen protokollet e Policisë së Shtetit. Ne po kërkojmë informacione, këta mendojnë se e kanë shtetin në xhep dhe mendojnë se letrat i nxjerrin nga xhepi kur të duan”, tha Salianji.

Sipas tij, edhe arrestimi i drejtorit të IT shpresoj të mos jetë një truk për të mbyllur hetimin dhe për të thënë se përgjegjësia ishte e këtij dhe kaq.

ervin salianji

Lini një Përgjigje