
Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka bërë një reagim sa i përket akuzave Ilir Metës ndaj SPAK, duke thënë se sulmet ndaj kësaj strukture duhet të ndalen.
Ish-Presidenti i Republikës, nuk i ka kursyer kritikat dhe sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit. Deputeti i PD tha se fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
Sula u shpreh se kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet me drejtësinë.
Reagimi i plotë:
Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen! Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve. SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët. Të gjithe jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet.
Lini një Përgjigje