TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 21:25

“Bëheni mburojë e Dumanëve se shpërbleheni”, Berisha: Amant Josifi vodhi 2 mln euro dhe SPAK nuk pranoi ta hetojë

Shkruar nga Pamfleti

“Bëheni mburojë e Dumanëve se shpërbleheni”,

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, ka sulmuar KLP-në dhe Altin Dumanin. Sipas tij, Amant Josifi u vodhi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani nuk pranoi ta hetojë.

"Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti? Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë. A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre? Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë. U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë.

Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni. U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda. Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit. Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut. E premtja është zgjidhja, e premtja është dita, është zemërimi, është mjeti, revolta, është fitorja. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.", u shpreh Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje