TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 18:00

Çështja Palestineze sipas Xhorxh Tenetit

Shkruar nga Kastriot Kotoni

Çështja Palestineze sipas Xhorxh Tenetit

Shtetet e Bashkuara, gjatë kësaj periudhe mbi këtë çështje, kishin një rol special. Dhe punonin jo vetëm për sigurinë dhe përfitimin moral, por edhe në dobi të mbarë botës...

Çështja e Palestinës me Izraelin është trajtuar me maturi në Librin “Në syrin e ciklonit” -Vitet e mia në CIA GEORGE TENET, botuar na Shtëpia Botuese Weso, përkthyer nga Xhevdet Shehu.

 Xhorxh Tenet në librin biografik me autor Bill Harlow një njohës shumë profesional i punëve së inteligjencës dhe me një gjuhë të mprehtë prej shkrimtari ka dhënë një libër prej 625 faqesh një figurë me një karakter të fortë dhe të sinqertë e mirënjohës, ndaj miqve dhe shokëve dhe veçanërisht familjarëve të tij, të cilët e ndihmuan në kryerjen e detyrës së Drejtorit të CIA-s për rreth 7 vjet. Të djalit me origjinë nga Shqipëria (fshatit Qiparo të krahinës së Himarës në Shqipëri), Xhorxh Tenet (George Tenet).

Situatat ndërkombëtare të këtyre ditëve në luftën mes Palestinës dhe Izraelit janë edhe një temë nga më të vështirat që është trajtuar në këtë libër.

Ja si e përshkruan Xhorxh Teneti këtë situatë në vitet kur President i Amerikës ishte Bushi junior.

Në fillim të faqes 115 të librit citojmë: Kur erdhi në pushtet administrata e Bushit, Arafati nuk u pa me sy të mirë.

Ekipi i Klintonit e kishte bërë atë pjesë qendrore të procesit të paqes. Ndonëse Arafati nuk mundi të bënte kurrë marrëveshje. Prandaj-dhe kjo ishte një pikëpamje që unë e mbështesja- ai nuk do të lejohej të ishte më në portën kryesore. Nuk do të kishte imazhe të tij si një lojtar botëror. Nuk do të kishte shpërblime për një sjellje që nuk do të na çojë gjëkundi. Me ndërrimin e administratës , ndryshoi, gjithashtu edhe roli im, si dhe i CIA-s në negociatat midis palestinezëve dhe izraelitëve. Administrata e Bushit kishte, gjithashtu, një pikëpamje më tradicionale, dhe ndoshta më të përshtatshme në lidhje me përfshirjen e CIA-s.

Administrata, në mënyrë të dukshme , nuk pajtohej në një funksion gjysmë diplomatik të Agjencisë, që ne, në të vërtetë e kishim kryer vitet e fundit. Ajo donte ta sillte atë nën ombrellën e vet. Megjithatë, unë bëra një përpjekje të fundit  në rregullin e administratës.

Në fillim të qershorit fluturova për në Aman, Kajro, Tel Aviv. Pas një jave bisedimesh intensive dhe vajtje-ardhjesh të vazhdueshme ne do të nxirrnim në dritë atë që do të njihej si plani Tenet i Sigurimit, një program shumë i qartë dhe shumë i hapur, i cili do të mbështeste përpjekjet e të dyja palëve që kishin rënë dakord të forconin sistemin e sigurisë. Por edhe ai, si shumë të tjera, nuk u përmbush kurrë.

Gjatë pranverës së vitit 2002,  CIA u gjend në mes një krize të madhe publike. Më 2 prill, nja dyqind palestinezë, rreth pesëdhjetë të armatosur, shpërthyen dhe hynë në Kishën e Lindjes së Krishtit, një nga vendet më të shenjta në të gjithë botën e krishterë, duke i shpëtuar një sulmi të beftë të Forcës izraelite të Mbrojtjes në Betlehem.

Qendra është e administruar nga një koalicion klerikësh të kishave katolike armene, romake dhe orthodokse greke dhe është ndërtuar mbi atë që të krishterët besojnë të jetë vendlindja e Krishtit. Fillimisht izraelitët i telefonuan njeriut më të lartë të CIA-s në rajon, Xhef O’Konelit, të cilit i kërkuan ndërhyrje tek palestinezët dhe të ndihmonte për t’i dhënë fund kësaj situate të vështirë.

Xhefi kontaktoi një zyrtar të lartë palestinez. Brenda pak ditësh ata dolën me një plan. Izraelitët nuk u pajtuan për të negociuar. Për t’i përkeqësuar më tej punët pala izraelite i kërkoi CIA-s të tërhiqej dhe të linte ndërmjetësit evropianë të përpiqeshin t’i jepnin drejtim kësaj pune. Dhe ne u tërhoqëm. Në javët që pasuan, snajperët izraelitë vranë ose plagosën jo vetëm palestinezë, por edhe punëtorë të kishës, që u morën gabimisht për terroristë. Pas tri javësh izraelitët u kthyen përsëri te Xhefi dhe thanë: -“Shiko, ne kemi vërtet nevojë që ju të përfshiheni sërish. Ne nuk mund ta lëmë këtë zvarritje kaq gjatë”.

Kështu, Xhefi u riangazhua me zyrtarin e lartë palestinez, ndërkohë që oficerët e CIA-S hynë në kishë dhe vendosën kontakt të drejtpërdrejtë me disa nga palestinezët e strehuar atje. Ndonëse Xhefi i takonte evropianët në çdo hap përgjatë rrugës, ata ishin të pakënaqur që ne ishim përfshirë sërish, duke u zënë vendin atyre.

Evropianët ishin marrë vesh me familjet e burrave të rrethuar në kishë, duke mos arritur të kuptonin faktin që vendimi i vërtetë nuk mund të merrej me ta, por me Jaser Arafatin dhe Autoritetin Kombëtar palestinez. E mora Arafatin në telefon dhe e urova për marrëveshjen, thotë Xhorxh Tenet, përgjigja e tij nga Egjipti ishte: “Ç‘marrëveshje? Unë nuk di asgjë për ndonjë marrëveshje”, turfulloi ai në mënyrë tipike. Në fund i bindëm të gjitha palët që kjo marrëveshje aq e mirë sa ata duhet ta pranonin dhe, pas tridhjetë e tetë ditësh, kontrolli i Kishës së Lindjes së Krishtit iu kthye pronarëve që u takonte.

Ne kishim shumë lidhje me të thella me izraelitët, të cilët ngjanin me ne në shumë pikëpamje. Marrëdhëniet që ndërtuam me profesionistët e tyre të shërbimit të fshehtë ishin të forta dhe të kuptimshme. Ne kishim motive dhe interesa të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, ishte e vështirë të mos ndieje dhembshuri për palestinezët. Unë e kuptoja që ata do ta vendosnin veten në pozitë më të mirë. Armiqësitë politike dhe historike nuk ishin të vetmet gjëra që bisedimet për sigurinë duhej të kapërcenin. Nuk ishte kurrë një çështje e të qenit pro izraelite ose pro palestinez. Unë isha pro të dyja palëve. Ne nuk mund t’i tregojmë kryeministrit izraelit se sa i duhet atij siguria. Ne nuk mund t’i tregojmë kryeministrit palestinez se për çfarë sigurie ka nevojë ai. Por Shtetet e Bashkuara, gjatë kësaj periudhe mbi këtë çështje, kishin një rol special. Dhe punonin jo vetëm për sigurinë dhe përfitimin moral, por edhe në dobi të mbarë botës, thekson Xhorxh Tenet./Pamfleti

kastriot kotoni xhorxh tenet çështja palestineze

Lini një Përgjigje