TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 13:32

SPAK arrestoi Ilir Metën, reagon BE

Shkruar nga Pamfleti

SPAK arrestoi Ilir Metën, reagon BE

Delegacioni i Bashkimit Europian nuk ka pranuar të komentojë arrestimin e Ilir Metës. 

Delegacioni i BE në Tiranë nuk ka pranuar të komentojë mbi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Arrestimi i tij me forcë ngjalli edhe polemika të shumta sidomos në radhët e Partisë së Lirisë, të cilët përpos se e quajnë rrëmbim politik, akuza kanë hedhur edhe ndaj efektivëve të policisë duke i quajtur grup terrorist me maska që rrëmbyen ish-presidentin në mes të ditës.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dhënë përgjigje të prerë se “Nuk komentojmë çështje në hetim”.

 

Lini një Përgjigje