
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas masës së sigurisë që SPAK mori ndaj saj.
Kryemadhi, u shpreh se nuk do të jetë pjesë e aksionit opozitar të Partisë së Lirisë, pasi nuk dëshiron që të krijojë konfuzion duke qenë se kanë qëndrime të ndryshme.
“Besoj tek fuqia politike e Metës pavarësisht marrëdhënieve personale. Meta, gjeni politik. Nuk bën gabime politike. Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet e bëhet agresiv. PL ka strukturën e saj dhe do të ristrukturohen e riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL sepse nuk dua të krijoj konfuzion sepse kemi qëndrime të ndryshme.
Doja të isha më e distancuar. Berisha i arrestuar, Salianji i dënuar, Mediu mbahet nën presion prej kohësh, Meta mbahej nën presion që prej Cez Dia, kontratën e firmosi Dritan Prifti nuk ka firmosur Meta. Meta e çoi në gjykatë Cez-in, pra ishte kundër. E bashkuan me çështjet e mia, për të cilat do t’ju informoj”, tha ajo.
Lini një Përgjigje