"Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën"
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra Sali Berishës pasi ky i fundit deklaroi se në garën për kreun e Partisë Demokratike nuk mund të pranohen kandidatë të “Ramës”.
Në një reagim të gjatë dhe të mbushur me akuza, Salianji e etiketon Berishën si “plakun e lumtur në azilin e Ramës”, duke e akuzuar se përfiton financiarisht nga regjimi i Edi Rama, ndërsa vetë ai, sipas tij, është dënuar padrejtësisht pikërisht sepse e kundërshton.
“Unë bëj burg, ti bën lek nga regjimi i Ramës,” shkruan Salianji.
Në vijim, ish-deputeti hedh akuza të drejtpërdrejta për lidhje klienteliste dhe përfitime nga tendera e leje ndërtimi, duke përmendur edhe emra të tjerë të rëndësishëm të qeverisë si Belinda Balluku. Sipas tij, Berisha ka përfituar nga të gjitha palët dhe për këtë arsye nuk publikon dosje komprometuese.
“O zoti fosile,” ironizon Salianji, “ti për lek shet edhe shpirtin”.
Ai nuk ndalet me kaq, duke e akuzuar Berishën për bllokimin e garës në PD për shkak të frikës nga drejtësia dhe humbja e kontrollit politik. Sipas Salianjit, ndalimi i tij për të kandiduar është i njëjtë me atë që i ka bërë Rama, duke e cilësuar situatën si një “dakordësi Rama–Berisha”.
Në fund të reagimit, Salianji paralajmëron një përballje të drejtpërdrejtë politike me të dy liderët.
Reagimi i plotë
Sali “kolltuku”, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës!
Ty Sali, të nxjerr Rama nga burgu se i duhesh, mua më fut në burg Rama se e mund, por për mjeranin e azilit të Ramës që je kthyer ti, unë që bëj burg “shitem”.
Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosile, Ballukun dhe Agasin nuk i bashkoi dot Rama, jo unë. I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak.
Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën; dhe për të përfituar këto, nuk ke asnjë merak të legenosesh!
Sali “kolltuku”, ti sa herë flet, legenosesh; por të jesh kaq i ulët moralisht në moshën 82-vjeçare është gëzimi më i madh për çdo njeri që s’të do mjafton të të shohë si je katandisur dhe e merr “satisfaksionin” e jetës.
Tani, meqë legenosesh me burgun, unë nuk ia fal as Ramës dhe as ty 1 vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit. Njësoj si Rama edhe ti: ai më ndaloi kandidimin për deputet, ti për kryetar.
I vetmi njeri që është marrë në patronazh nga Rama je ti. Të ka parkuar në azil luksi e të jem ushqimin qe do ti, paratë! Je me halle me drejtësinë dhe të mbajnë peng, prandaj nuk lejon garë. Nuk ke bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që i vetmi deputet dhe zyrtar i PD që ka bërë burg pa pasur asnjë ditë pushtet jam unë, me dakordësinë e regjimit Rama–Berisha.
Por ti njihesh si mosmirënjohës, që e ha fjalën dhe gjithçka që ke bërë vetë ia ngjit kundërshtarit.
Të mban Rama në azil luksi, duke të dhënë garanci që ti nuk prekesh nga ligji; prandaj nuk lejon garë. Por do çmontohesh Sali, do çmontohesh si kambalec i Edi Ramës, do çmontohesh si segmenti i keqpërdorur dhe i blerë nga Edi Rama. Do ju çmontojmë të dyve, e ke marrë rrugën!
Vërtet Berisha duhet larguar 5 herë, por Salijànjl është kategoria më e ulët e mundshme, tip Llapai. Si rimon Noli "l pari ishte madhështor si një deve, i dyti nuk bën as për ylyfe. Nga ana tjeter përjashtimi i tij dhe asaj debiles narciziste Kokalari ishte në shkelje të çdo norme. PD ka dhjetëra figura pozitive (ndryshe nga PS). Por Berisha nuk synon kryeministrin, synon vetëm kryetarin e partisë.
E lexova me kujdes fjalën e Salijanjit, është i pështirë në pàßhpresinë e tij
Berisha kerkon te shpetoje Bythen e ti asgje me shume qe berisha nuk ka shanse te vije ne pushtet kete e dine te gjithe se eshte karte e djegur i perfshire ne shume afera vjedhjesh e skandale Nese Spak e fut ne burg do ti bente nje nder te madh Shqiperise sepse do te vinte nje kandidat tjeter ne krye te PD dhe do te kishim opozite