TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2026, 12:45

Përplasja për kreun e PD, reagon Berisha: Salianji tradhtar, e shiti veten në burg!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja për kreun e PD, reagon Berisha: Salianji tradhtar, e shiti

Sali Berisha i është përgjigjur sërish Ervin Salianjit lidhur me përjashtimin nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Ai theksoi se kandidimi nuk mund t’u lejohet atyre që kanë tradhtuar partinë dhe kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë.

Në një komunikim me ndjekësit, Berisha mbrojti procesin zgjedhor brenda PD-së, duke e cilësuar atë si ndër më demokratikët.

Sipas kryedemokratit, çdo anëtar që plotëson kriteret ka të drejtë të kandidojë, por jo ata që kanë vepruar kundër partisë.

“PD ka garën më demokratike dhe të ndershme… kjo parti pranon çdo demokrat që plotëson kriteret”, u shpreh Berisha, duke shtuar se është e papranueshme që në garë të përfshihen persona që kanë bërë fushatë kundër PD-së apo kanë ndryshuar krah politik.

Ai theksoi se në çdo parti politike në botë, persona të tillë përjashtohen për shkak të “tradhtisë në moment beteje”, ndërsa nënvizoi se për të kandiduar për kryetar duhet të përmbushen kritere të qarta.

Berisha përdori tone të ashpra dhe deklaroi se “ Salianji është shitur në burg” dhe se, sipas tij, ka kaluar në anën tjetër politike.

“PD është e hapur, por nuk mund të merret nga kandidatura të shitura. Rama nuk mund ta marrë kurrë këtë parti në këtë mënyrë”, tha Berisha.

“Partia demokratike ka garën me të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë.

Kryetarët e partive në familjet tona simotra vetëm një pjesë e vogël zgjidhen nga anëtarësia, i zgjedhin forumet. Por kjo që ndjekim ne është forma më themelore dhe më demokratike.

Kërkoj të mos bini viktimë e propagandës ë atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti. Dhe kanë mobilizuar këto kohë mafien më të rrezikshme të kokainës kundër PD. PD është ndër të paktat në botë që kryetarin e zgjedh me votën e anëtarësisë.

Kurse për garën, ju siguroj se do pranohen dhe pranohen që çdo demokrat dhe demokrate që plotëson kriteret e caktuara në rregullore për të marrë pjesë në garë., Besoj se kjo është gara më e rëndësishme në parti dhe ajo duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë.

A mund të imagjinosh ti që në garën e PD të marrin pjesë kandidatët e Ramës?

Konkretisht edhe me emra mund t’i marrë, apo kandidatë që punuan haptas në fushatë kundër PD apo kandidatë që ndërruan parti nga njëra te tjetra. Në çdo parti ë botë këta përjashtohen dhe vetëm përjashtohen për tradhtinë që i kanë bërë partisë në moment beteje. Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të kandidojnë apo të lejohen të kandidojnë, asnjë parti në botë s’i lejon.

Të kandidosh duhet të plotësosh disa kritere të caktuara, kurse me kritere të tjera mund të kandidosh për poste të tjera në forume e drejtim, por jo për kryetar të PD kur nuk ka kontribut të caktuar relevant në parti, sepse e bën garën qesharake në të kundërt.

Çdokush që plotëson këto kritere nuk është refuzuar dhe është mirëpritur, por nuk u lejuan ata që u urdhëruan që të bëjnë lojën kundër PD, që i përdorin dhe keqpërdorin nëpër studio nga mafia më e rrezikshme e fjalës së lirë.

Këta nuk besoj se je për këta, zoti Lek, nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi. Ne e bënim hero, ai shtronte dreka e darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin.

Kjo parti dhe ky kryetar është e detyruar të mbrojë interesat e Partisë Demokratike për të dëmtuar atë me ndihmën e kundërshtarëve tanë”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

 

Lini një Përgjigje