TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2026, 11:50

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq

Shkruar nga Pamfleti
E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit
Evi Kokalari dhe Berisha

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka dëguar në gjyq  Sali Berishën pasi u përjashtua nga gara për kreun e PD më 23 maj, me argumentin se nuk është anëtare e partisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Kokalari një dokument ku, krahas deputetëve demokratë si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ajo rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021.

Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar.

“Shihemi në gjyq, Sali Berisha!!”, shkruan Kokalari në reagimin e saj.

Kokalari pretendon se është anëtare e PD, pasi ka marrë pjesë në Kuvendin e organizuar nga “Rithemelimi” në 2021-shin. Ndonëse në selinë e PD, nuk ia pranuan dosjen e aplikimit, Kokalari e dërgoi atë në mënyrë elektronike, por gjithsesi u skualifikua nga gara.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike pritet të jenë thjesht një referendum, ku kreu aktual Sali Berisha mund të konfirmohet sërish si lideri i partisë. Kjo, pasi dje në 1 maj, edhe dy kandidatët e tjerë, që synonin të merrnin pjesë në këtë garë, Vladimir Mulaj e Mereme Sela nuk janë kualifikuar si kandidatë, pasi nuk plotësojnë kushtet e vendosura.

Sela dhe Mulaj nuk kanë përmbushur kriteret, përfundim i sjellë pas shqyrtimit të bërë nga KOKOE. Sipas udhëzimit të PD, përveç integritetit të figurës kandidati duhet të ketë patur dhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD. Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare.

 

evi kokalari padit berishën gara për kreun e pd

Lini një Përgjigje