Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë thirrur një protest kombëtare më 8 maj kundër Qeverisë Rama. Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, tha se të gjithë skenarët janë të tryezë dhe aksioni opozitar do të diversifikohet.
Pa zbuluar detaje se si do të jetë protesta e 8 majit dhe nëse ajo do të jetë e ndryshme nga protestat e mbajtura deri më tan inga opozita, Lela tha se gjithçka po diskutohet nga strukturat drejtuese të PD-së.
“Protesta është instrumenti politik për të thënë që jemi këtu, e dimë çfarë po bën, nuk dorëzohemi, rezistojmë, nuk ta falim, do jemi këtu deri në fund, me të gjitha mjetet, një prej tyre është protesta.
Pra, për të thënë që populli del, populli bashkohet, populli reziston, pavarësisht të gjitha shantazheve, gazit, ujërave dhe përndjekjeve që u bëhet protestuesve nëpër qytet. Skenarët që mund të ndiqen janë të shumta, po do të ketë vazhdimisht diversifikim, siç edhe ka patur. Jemi ende në fazë diskutimi për skenarët që do të ndiqen”, tha Lela.
Lidhur me pasuritë që i janë sekuestruar Ergys Agasit dhe personave të përfshirë në dosjen e AKSHI, Lela tha se ato përbëjnë vetëm 1/7 e pasurive reale.
“Është dikush që e ka rrëmbyer thesin e votave me ata të fortët dhe pastaj shohim pronat e Gysit dhe shoqeve të tij që dalin, që përbëjnë 1/7 ose 1/10 e pasurive reale”, tha Lela.
Budallalliqe, dhjete vete duke futur Mulin dhe Berishen!