Analisti Ben Andoni kritikon procesin në Partinë Demokratike dhe vë në dyshim respektimin e statutit.
Analisti Ben Andoni komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, ku pas skualifikimit të Mereme Selës dhe Vladimir Mujës, Sali Berisha vijon si kandidati i vetëm për kryetar.
Gjatë një interviste në News24, ai vlerësoi se procesi nuk përmbush standardet e një gare reale. “Njerëzit që merren me interpretimin e statutit të PD nuk janë të interesuar që kjo parti të ketë zgjedhje normale dhe zgjedhjet bëhen për tu bërë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në PS. Zoti Berisha është personazhi historik më i njohur pas viteve ’90, por të paktën këtë garë duhet ta bënte normale dhe kjo sot nuk quhet garë sepse nuk respektohet statuti. Zoti Noka po bën po ashtu një gabim të madh”, u shpreh ai.
Andoni theksoi rëndësinë e statutit si dokument bazë për funksionimin e partisë dhe ngriti dyshime për legjitimitetin e drejtimit aktual. “Statuti është Kushtetutë dhe se Berisha sot nuk duhet të ishte kryetar i PD”, u shpreh ai.
Ai solli në vëmendje edhe qëndrimet e mëparshme të PD lidhur me proceset zgjedhore, duke theksuar një mospërputhje me zhvillimet aktuale. “PD që në datë 26 maj në 2025 ka thënë në gjithë ligjërimin e vet që zgjedhjet ishin farse dhe ka thënë që të gjitha shkeljet do t’i kanalizojnë në të gjitha ligjet ndërkombëtare. Por sot, janë bërë një sërë bashkëpunimesh. Njerëzit brenda PD nuk duan t’i shohim zhvillimet që kanë ndodhur. Statuti është Kushtetutë dhe se Berisha nuk duhet të ishte kryetar i PD”, u shpreh ai.
Në analizën e tij, ai u ndal edhe te situata e përgjithshme e partisë dhe roli i lidershipit.
“PD është në kuotat më ulëta, por zotit Berisha kjo i intereson sepse i intereson të mbajë mitin e vet. Edhe në kohën e Enver Hoxhës thuhej po iku Enveri kush do ta drejtojë Shqipërinë? Duhet thënë që vendi ka vazhdimësi e trashëgimi dhe duhet lënë strukturat e partisë që të ofrojnë elementë. Argita Malltezi mund të jetë shumë e mirë për klikimet tuaja, por të jesh në krye të një partie duhet të njohësh shtetin”, tha ai.
Andoni shtoi se zhvillimet e brendshme në PD kërkojnë reflektim dhe hapje ndaj figurave të reja në strukturat drejtuese.
Vetem Argita Malltezi, mund te jete opcjoni i mundur, sepse i ka te gjitha atributet