Alesia Balliu nuk u lejua të kandidojë për postin e kreut të PD-së, ndërsa zyrtarisht u tha se ajo nuk ishte anëtare e kësaj partie dhe kërkesa e saj nuk është marrë fare në shqyrtim. Ndërkohë nga studio e News24, Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Komunikimit në PD, tha se një nga arsyet pse kandidatura e Alesia Balliut nuk është pranuar është se ka bërë fushatë për një parti tjetër.
Por në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
“Më jep një provë apo dëshmi ku unë kam firmosur apo kam ikur në parti tjetër. Zëdhënësi i Sali Frikacakut askush nuk ma mohon dot kontributin tim në PD dhe nuk do lejojë askënd të mohojë kontributin e çdo demokrati që ka sakrifikuar për atë parti. PD është e demokratëve dhe e shqiptarëve dhe nuk kam për ta lënë në asnjë moment që ajo të trajtohet si prona e Sali Frikacakut’, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Dy fjalë për zëdhënësin e Sali Frikacakut!
Njeriu që ulte pantallonat përballë Ramës dhe i tregon gishtin Zonjave në emisione tashmë ka filluar të shpifi si zëdhënësi i Sali frikacakut. Më jep një provë apo dëshmi ku unë kam firmosur apo kam ikur në parti tjetër.
Zëdhënësi i Sali Frikacakut askush nuk ma mohon dot kontributin tim në PD dhe nuk do lejojë askënd të mohojë kontributin e çdo demokrati që ka sakrifikuar për atë parti.
PD është e demokratëve dhe e shqiptarëve dhe nuk kam për ta lënë në asnjë moment që ajo të trajtohet si prona e Sali Frikacakut. Do më keni përballë✌️????????
Zoti e bekoft PD✌️ Zoti e bekoft Shqipërinë
Lini një Përgjigje