TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2026, 12:29

U përjashtua nga gara, Salianji “shpërthen” ndaj Berishës: Frika vulosi fitoren!

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga gara, Salianji “shpërthen” ndaj

Salianji, nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD në zgjedhjet e 23 majit, pasi kandidatura e tij nuk u pranua.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar sërish pasi Partia Demokratike i refuzoi kandidimin në garën për kreun e ri të partisë.

Në këto kushte, në garë mbetet vetëm Sali Berisha, ndërsa anëtarësia e partisë pritet të shprehet përmes një votimi “Po” ose “Jo” për konfirmimin e tij në krye të PD.

Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka lënë të kuptohet se vendimi lidhet me shmangien e një gare të hapur.

“Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur”, shkruan ai.

Ish-deputeti shpreh gjithashtu mirënjohje për mbështetësit e tij, duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë.

 

Lini një Përgjigje