TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 19:35

Emërimi i Diellës bujë në mediat e huaja, “The Guardian”: Tenderët burim skandalesh në Shqipëri, bandat pastrojnë lirisht paratë!

Shkruar nga Pamfleti

Emërimi i Diellës bujë në mediat e huaja, “The

Emërimi i Diellës si ministre ka bërë bujë në mediat e huaja. “Politico”, Reuters” apo "The Guardian” i kanë kushtuar nga një artikull, duke qenë se është ministrja e parë në botë nga inteligjenca artificiale. Por “The Guardian” është ndalur dhe te situata ku është zhytur vendi, ku problem është korrupsioni dhe pastrimi i parave...

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re eksperimentale të qeverisjes digjitale. Kryeministri Edi Rama prezantoi sot anëtaren më të re të kabinetit të tij, “Diella”, ministren e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ajo nuk ka zyrë, nuk ka trup, nuk bën konferenca shtypi, por do të ketë në dorë një nga fushat më të rëndësishme e më të korruptuara të shtetit shqiptar: prokurimin publik.

Diella, e cila do të thotë “Diell” në shqip, është pjesë e platformës e-Albania, ku që prej janarit ndihmon qytetarët përmes komandave zanore të navigojnë mbi 95% të shërbimeve publike që tashmë ofrohen online. Rama e quajti këtë një revolucion administrativ

“Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, do të ndihmonte që Shqipëria të bëhej “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, tha Edi Rama të enjten.

Duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij të katërt radhazi në konferencën e Partisë Socialiste në pushtet në Tiranë, Rama tha se Diella, e cila në portalin e-Albania është e veshur me kostum tradicional shqiptar, do të bëhet “shërbëtore e prokurimit publik”.

Përgjegjësia për përcaktimin e fituesve të tenderëve publikë do t’u hiqet ministrive qeveritare në një proces “hap pas hapi” dhe do të trajtohet nga inteligjenca artificiale për të siguruar që “të gjitha shpenzimet publike në procesin e tenderimit të jenë 100% të qarta”, tha ai.

Diella do të shqyrtojë çdo tender në të cilin qeveria kontrakton kompani private dhe do të vlerësojë objektivisht meritat e secilës, tha Rama, i cili u rizgjodh në maj dhe më herët ka thënë se ai e sheh inteligjencën artificiale si një mjet potencialisht efektiv kundër korrupsionit që do të eliminonte ryshfetet, kërcënimet dhe konfliktet e interesit.

Tenderat publikë kanë qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, që ekspertët thonë se është një qendër për bandat ndërkombëtare që kërkojnë të pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve, dhe ku korrupsioni është shtrirë deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Mediet shqiptare e përshkruan këtë lëvizje si “një transformim madhor në mënyrën si qeveria shqiptare koncepton dhe ushtron pushtetin administrativ, duke futur teknologjinë jo vetëm si mjet, por edhe si pjesëmarrëse aktive në qeverisje”. /Përshtatur nga “The Guardian”

Lini një Përgjigje