Spartak Ngjela, tha se mungesa e opozitës i ka dhënë kryeministrit Rama avantazhin që të zgjedh në krye të ministrive emrat që ai dëshiron.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur ditën kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës.
Duke folur për këtë avokati Spartak Ngjela, tha se mungesa e opozitës i ka dhënë kryeministrit Rama avantazhin që të zgjedh në krye të ministrive emrat që ai dëshiron.
“Nuk flasim dot paraprakisht për ministrat e rinj, sepse duhet parë se si do të punojë. Nuk ka konkurrencë këtu sepse partia tjetër nuk ekziston. Partia tjetër e ka kryetarin non grata në Amerikë. Duke mos pasur një opozitë Rama nuk ndjen frikë. Kjo i jep mundësinë kryeministrit që të promovojë çfarë të dojë për të ardhmen. Kush do ti pengojë, këtu s’ka opozitë. Ata janë absolut, nuk pyesin asnjë njeri. Rama zgjedh kë të dojë sepse nuk ka konkurrencë”, tha ai në emisionin ‘Studio Live’.
Teksa u ndal tek futja e deputetëve të PD në Kuvend edhe pse Berisha nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, ai tha se ata nuk duhet që të shkonin në Kuvend.
Avokati tha se opozita ka folur për manipulim të zgjedhjeve, por nuk kanë paraqitur prova.
“Kjo është një kontradiktë, sepse ai thotë si njoh zgjedhjet. Ai që është politikan nëse nuk njeh zgjedhjet ai nuk hyn në Parlament. Kurse ky nuk njeh zgjedhjet dhe hyn, pse del jashtë doktrinës. Pse do të shkojë në Parlament sepse do të fitojë privilegjet e tij. Hiqet sikur po mbron partinë e tij, sikur janë vjedhur votat. Ai thotë janë manipuluar zgjedhjet për t’ia treguar këtë mbështetësve të tij që të mos iki nga posti i kryetarit të partisë. Ai humbi zgjedhjet dhe duhet që të iki. Nëse thua më kanë manipuluar zgjedhjet duhet të paraqesësh provat dhe ti çosh në një gjykatë dhe vendimi i gjykatës rrëzon zgjedhjet. Ka një rregull humbi zgjedhjet duhet që të largohet”, tha ai.
Lini një Përgjigje