TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 18:49

Synon të kandidojë përballë Manastirliut në Tiranë? Shehaj: Rama mundet vetëm me një kandidat jo politik

Shkruar nga Pamfleti
Synon të kandidojë përballë Manastirliut në
Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar qeverinë e re “Rama 4” dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës.

Shehaj tha se është e qartë se Rama i tregoi opozitën se ka pushtet absolut.

Ai thekson se përballë avantazhit të dukshëm elektoral të socialistëve, e vetmja mënyrë për të sfiduar seriozisht PS-në në Tiranë është përzgjedhja e një kandidati jo politik, të papërfolur dhe të papërlyer, që gëzon respekt të gjerë shoqëror dhe bashkon gjithë forcat opozitare.

Sot ne kemi Partinë Socialiste që në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Tiranës ka marrë rreth 49% të votave. Ka pothuajse shumicën.

Partia Demokratike në opozitë ka rreth 32% të votave. Pas PD-së jemi ne, Mundësia me rreth 6% të votave. Dhe pastaj me radhë 3%, 3%, e kështu me radhë.

Tani, nëse PD vendos të kandidojë një anëtar të PD-së, një përfaqësues të PD-së, diferenca dhe shanset që PD-ja të fitojë janë 49% me 32%.

Është pothuajse e pamundur! E vetmja mundësi që ka opozita është që e gjithë opozita të gjejë një emër që i bashkon. Një emër të jashtëm.

Jo një anëtar të PD-së. Jo një anëtar të Partisë Mundësia apo të partive të tjera.

Por një emër që gëzon respektin e shoqërisë, që është i papërfolur, që është i papërlyer, që ka treguar në jetë që ka bërë diçka.

Dhe vetëm me një kandidat të tillë, me një kandidat të shkëlqyer, ne mund të fitojmë kundër Partisë Socialiste.” – u shpreh Shehaj.

Megjithatë kreu i Partisë Mundësia shprehet se kjo është një sfidë e madhe.

“Do të duhet shumë punë, por të paktën kemi sado pak shanse për të fituar.

Dhe nëse arrijmë të mposhtim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, ky është fillimi. Është ndryshimi i madh për të sjellë dhe rotacionin politik në Shqipëri.

Kjo është e vetmja mundësi që kemi” – propozoi Agron Shehaj.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje