Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj editorialit të përbashkët të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku propozohet një qasje e re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi bashkëpunimin mes Ramës dhe Vuçiç si të papranueshëm, duke akuzuar kryeministrin se po rreshtohet me “aleatin e Putinit”.
“Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në Europë. Vuçiç është gjetur se ka lidhje me ‘ujkun e bardhe’ dhe bandën e tij. Njerëz që thernin dhe bluanin mishra të kundërshtarve në brigjet e Danumit, Siç është Ergys Agasi që me ‘pam-pam-pam’ zgjidhte problemet e kopshtit privat të Ramës. Ai thoshte nuk ka nevojë që të jemi anëtarë me të drejta të plota të BE, pasi rregullat nuk i plotësojë dot, por thoshin; ‘na jepni tregun’. Ai u rikthye te Ballkani i hapur, ku shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare. Bashkohet me aleatin e Putinit dhe me atë që e sheh se dera e Brukselit dhe integrimit po i mbyllet për shkak të vjedhjes së tij. Opozita shqiptare do të ketë yllin e saj polar integrimin.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje