TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Nëntor 2023, 10:22

Edi Rama është streha e çdo hajduti

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama është streha e çdo hajduti
Edi Rama është streha e çdo hajduti /

Shëmtia që duhet shkatërruar është lart, shumë lart, në Olimp, atje ku Edi Rama ruan Kutinë e Pandorës, atje ku Amerika dhe SPAK-u nuk marrin dot as Ilir Beqjan e Frida Krifcën...

Frida Krifca fluturoi si flutur nga dosjet e SPAK-ut e shkoi pushoi shumë lart, në ballë të Bablokut, andej ku nxehtësia është e fortë dhe Altin Dumani, ta pranojmë, nuk është më i fortë se ish kreu i FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal që kryeministri ynë me para korrupsioni, e “shkriu”, e bëri fosile burgu, aq as ende nuk ka leje të ngjitet e ta provojë.

Balli i Bablokut, është streha e çdo hajduti.

Atje e gjeti mbrojtjen edhe Ilir Beqja, që po turbullon ujërat e Tokës dhe Qiellit e po lag letrat e letërsisë së mafies.

Arkivat e pa pastra të bibliotekës së SPAK-ut, me tituj të çuditshëm, nuk janë ende të hapura për fshatarët.

Nuk ka as rregull, as radhë, as cicëron, as dritë, as udhë të lira.

Emrat që SPAK-u paketon për hetim dhe ja nis me lundër Edi Ramës, pasi linjat e tokës e të ajrit i kontrollojnë 3 Klanet e tjera Mafioze, fshihen nëpër mistere frike gjithandej ku diplomatët e huaj përdoren si hunj gardhi, ose për kopshtije të njërit a të tjetrit.

Kafshët e korrupsionit kanë stopuar edhe Amerikën të sjellë në Tiranë ambasador, që kur Babloku bleu dhe përdori shefin e FBi-së McGonigal për nevoja personale, për të mbushur hambarin e mafies për ditë të vështira.

Nëpër mundime të mundësive, duhet të mbashë zyze shumë të errëta përballë rrezeve të sistemit  moral, se e vërteta është veresie.

T’u thuash ndjekësve që përditë presin drejtësi, se SPAK-u duhet të mbështetet edhe pse është pak pis, edhe pse aty ka ca milionerë e ca militantë të mafies, t’i thyejnë syzet oligarkët, t’ja mbështjellësh gjithë mëkatet në dozën që i bën mirë për shëndetin, t’i nxjerrin sytë fshatarët fanatikë që kanë pushtuar rrjetet sociale për të shëmbur kullat e krimit.

Shëmtia që duhet shkatërruar është lart, shumë lart, në Olimp, atje ku Edi Rama ruan Kutinë e Pandorës, atje ku Amerika dhe SPAK-u nuk marrin dot as Ilir Beqjan e Frida Krifcën, jo më të krehin morrat nga koka e tre dekadave të fundit, e t’i japin fund pisllëkut në trishtimin e shoqërisë sociale.

Shoqëria gjithsesi, edhe pse e shokuar, matë deri me milimetra majën e mendimit, se po, jemi ende zonë rreziku, sa kohë Edi Rama është streha e çdo hajduti./Pamfleti

edi rama është streha e çdo hajduti frida krifca ilir beqja

Lini një Përgjigje