TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Nëntor 2023, 15:00

Ilir Beqja lëshon p*rdhë rrugës për në burg!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Ilir Beqja lëshon p*rdhë rrugës për në burg!

Ilir Beqja ja ka shtrënguar fort belin Edi Ramës, sa edhe Altin Dumani ka frikë se po t’i jepet e shtyra, merr me vete edhe kryeministrin...

Ilir Beqja një këmbë e ka në SPAK, një në burg. Me tërë këtë temperaturë pasigurie, i janë liruar edhe valvulat e lëshon po*dhë ekraneve, ku ca hamenj që mbajnë kamera e mikrofona, i rrinë gati t’i kujtojnë ilaçin, se sa të ketë Edi Ramën, SPAK-u heton ata që do shefi, e mos ta 'rr*ajë tr*pin', as ai, as Lali Eri, as tjerët që thithin përditë djersën e shqiptarëve, deri në fund të lugut të kurrizit.

Gazetarucët ngjajnë me avokatët milionerë të Sheikëve të politikës. Por media çatalle harron se Beqja nuk është skifteri që ju nxjerrë sytë atyre që ja fusin me kërbaç, shko në burg hajdut, por njëri nga gomarët e Rilindjes, që pasi mbush plëncin, ja fut në “po*dhë dhe shtrëngon për beli gomaricën e vet. Edhe Ilir Beqja ja ka shtrënguar fort belin Edi Ramës, sa edhe Altin Dumani ka frikë se po t’i jepet e shtyra, merr me vete edhe kryeministrin.

Kryeministrit dhe 3 Klaneve të tjera Mafioze po u shkojnë curril djersët. Përmes kaosit të mos kontrollit të enigmave, me litarët e velave të balancave nëpër duart që u dridhen nga furtuna e SPAK-ut, të gjithë hajdutët, janë varur në degë të akuzave, e djersët ju kullojnë mbi trotuarin ku shkelin pa mëshirë fshatarët e irrituar.

Kjo zemëratë vetëm e rrit trupin, që kur litarëve të pushtetit u qëndisi ca ornamente ambasadorja Yuri Kim. Ju e mbani mënd, kur i jepte ngjyrë besimit se po zbukuronte pëlhurën kineze të Bablokut, se nuk e shihte Charles McGonigalin që ngjitej lart e kapte dollarë me thasë, se gërshërët e saj nuk prisnin fijet, por qëndisnin ornamente ngjyra-ngjara.

Që aso kohe, askush nuk u beson litarëve të pushtetit, asnjeri me mënd në kokë, nuk kacavirret të ngjitet nga Ferri i vet në Ferrin e Mafies. Kafshët e kafazit të korrupsionit nuk janë veç delet e Saliut, por edhe gomarët e Edit. Nuk i mungojnë historisë së gazetarisë sonë as gjuetarët, as gjynahtarët. Edhe pse dosjet dytësore po na dalin parësore, egërsia e pyllit të korrupsionit ka dalë rrugëve të fshatit, ku ca qëllojnë me hosten, e ca ulin pantallonat para gomarëve, të kënaqur se po i p*llojnë.

Palloshët me energji manipulimi, janë referenca që lë me gisht në gojë të gjithë ata që shijojnë po*dhët e tyre.
Meqë diskutimet e gjata nuk mund të mos kenë ujë, meqë frika dhe guximi nuk ecin në një rrugë, le ta mbyllim këtë herë shkrimin me një metaforë bio nga fshati ynë, Ilir Beqja lëshon po*rdhë rrugës për në burg!/Pamfleti

sokol pepushaj ilir beqaj rama

Lini një Përgjigje