TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Nëntor 2023, 21:15

Detajet/ Operacioni i SPAK, vijim i “Metamorfozës” që prangosi Pëllumb Gjokën; policët të lidhur “kokë e këmbë” me krimin

Shkruar nga Pamfleti
Detajet/ Operacioni i SPAK, vijim i “Metamorfozës” që
Ervin Mata dhe Erzen Breçani

Policët kanë mbyllur sytë përballë krimit, teksa kanë ndihmuar autorët t’i shpëtojnë ndëshkimit. Madje ka pasur raste që kanë ofruar ndihmë në vrasje.

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i bujshëm i SPAK mbrëmjen e sotme. Mësohet se kemi të bëjmë me vijim të operacionit “Metamorfoza”, i cili solli arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të disa efektivëve, të cilët kishin lidhje me bandat kriminale.

Sërish këtë herë SPAK u ndihmua nga dekriptimi i bisedave në aplikacionin “SKY ECC”, aplikacion i përdorur nga bandat me shpresën se nuk përgjohet. Aty janë porositur vrasje dhe janë përmendur krime të ndryshme dhe falë dekriptimit që është bërë në bashkëpunim me aleatët, janë zbuluar shumë krime, teksa është treguar se si policia ka lidhje të forta me bandat.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku shumica janë efektivë dhe ish-efektivë policie, ndërsa në listë është dhe një emër i njohur si Ervin Mata. Po ashtu u prangos ish-Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me djalin e tij. Mësohet se djali i Breçanit ka pasur lidhje dashurore me motrën e Matës. Gjithashtu u arrestua shefi i krimeve te komisariati nr.6 dhe disa efektivë të tjerë.

Policët kanë mbyllur sytë përballë krimit, teksa kanë ndihmuar autorët t’i shpëtojnë ndëshkimit. Madje ka pasur raste që kanë ofruar ndihmë në vrasje.

Personat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti akuzohen për grup të strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Kujtojmë se më 27 korrik, policia ndërmori operacionin "Metamorfoza" të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera. Pas hekurave aktualisht ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, të dyshuar për korrupsion. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje