TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 15:50

E “mërkurë e zezë” për familjen Berisha, ‘fati’ i Saliut dhe Shkëlzenit në dorë të Irena Gjokës

Shkruar nga Pamfleti
E “mërkurë e zezë” për familjen Berisha,
‘Fati’ i Saliut dhe Shkëlzenit në dorë të Irena Gjokës

Teksa Berisha pret arrestin, Shkëlzen Berisha duhet të dëshmojë për Gërdecin po përballë gjyqtares Irena Gjoka...

Dita e nesërme duket se do të jetë një ditë e ngarkuar, sidomos për Sali Berishën. Nesër janë 3 procese gjyqësore, ku ai dhe djali i tij janë palë.

Në mëngjes në Gjykatën e Lartë do të mbahet gjyqi për vulën e PD. Berisha ka ankimuar vendimin e Apelit që ja la vulën Bashës dhe tani duket se do të kemi vendimin final. Por teksa aty do jenë juristët e PD dhe para gjykatës do të protestohet, në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohen dy procese gjyqësore shumë të rëndësishme.

Sot avokatët e Berishës bënë një kërkesë për të përjashtuar Irena Gjokën nga procesi kundër tij. SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën, nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi. Duhej të merrej sot vendimi, por seanca u shty për nesër, pasi do të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e Gjokës.

Berisha këmbëngul se ajo është në konflikt interesi pasi e ka shkarkuar kur ka qenë kryetar i KLD. Kjo kërkesë u mor një herë në shqyrtim dhe mbetet të shihet nëse GJKKO do të ndryshojë mendje. Vetë KLGJ ka thënë se gjyqtarja pas 6 muajsh u emërua në detyrë duke rrëzuar vendimin e  parë. Pra duket se fati i Berishës varet nga kjo gjyqtare, të cilën e sulmon dhe e anatemon çdo ditë në media.

Por në të njëjtën ditë, Irena Gjoka ka një tjetër proces në dorë, ku këtë herë ka thirrur djalin e Berishës si dëshmitar. Bëhet fjalë për gjyqin e Fatmir Mediut për Gërdecin. Shkëlzen Berisha u thirr javën e shkuar, por u justifikua se nuk kishte marrë thirrje. Seanca e radhës u la për në 27 dhjetor. Mbetet të shihet nëse Shkëlzeni do e zbatojë kërkesën, apo do të veprojë si babai i tij. Pra duket se do të jetë një e mërkurë e zezë për Berishën, ku nesër varet fati i tij, por dhe i djalit, pasi në varësi të dëshmisë së tij mund të ndryshojë dhe rrjedha hetimeve për Gërdecin. Duhet theksuar se SPAK ka një dosje tjetër nën hetim për këtë rast. /Pamfleti

Lini një Përgjigje