
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapë një kuti votimi në Mallakastër, pasi ka dyshime për manipulim të votave.
Kjo pasi PDIU bëri një ankesë, duke pretenduar se kanë humbur një mandat në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti. Sipas kërkesës së tyre, votat që u takonin ja kanë kaluar një subjekti tjetër.
Bëhet me dije se brenda kutisë së votimit ishin 63 vota për Mallakastrën, ndërsa në procesverbal nuk kishte asnjë votë.
Sakaq, për Partinë Socialiste ishin 97 vota, ndërsa në procesverbal i janë shënuar 161 vota. Në fund KAS vendosi që PDIU të marrë një këshilltar, duhe i hequr një mandat koalicionit "Bashkë Fitojmë".
Lini një Përgjigje