
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha “luftën” e ka me SHBA. Në një intervistë, Klosi shprehet se ishte SHBA që i prishi të gjitha planet e Berishës duke nisur me vendimin për ta shpallur “non grata”. Për Klosin ky vendim “varrosi” Berishën që donte të mbetej si personazhi që rrëzoi sistemin komunist dhe solli demokracinë. Për Klosin sistemi komunist ra, pasi ai ishte i dështuar në parim dhe kjo nuk ishte meritë e Berishës. Nga ana tjetër Klosi është pyetur dhe për lëvizjen më të fundit të Berishës, ajo e protestave. Pasi Berisha dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, ka në plan të kthehet sërish në rrugë. Klosi tha se qytetarët e dhanë verdiktin e tyre në zgjedhjet e 14 majit.
-Zoti Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe mediave, duke i bërë përgjigjes për humbjen e 14 majit. Madje Berisha ka paralajmëruar se opozita do të ringrihet përmes protestave. Si i shihni këto deklarata dhe pse ai nuk merr përgjegjësi për humbjen?
Berisha beson se këto deklarata mund t’i besojë dikush, e bën ambasadoren pjesë të PS derisa thotë se ajo ka sabotuar fitoren e PD. Ai po flet pafund mbase ndonjë gjë nga ato do besohet, por më duket shumë absurde në fundin e karrierës së tij politike. Për mua i ka ardhur fundi, por ai nuk do që të dorëzohet, ajo ‘non grata’ që i dha SHBA i ka prishur të gjitha planet, ai shpresonte të ishte një personazh historik, të mbetej si ai që rrëzoi sistemin komunist dhe solli demokracinë por ai sistem ra sepse ishte i dështuar në parim. Mënyra më e lehtë është ta largosh përgjegjësinë nga vetja dhe ta hedhësh tjetër. Problemi është se ata që e dëgjojnë, a e besojnë, sigurisht që jo. Ata thanë në 14 maj do jetë dita e shpresës dhe se përmendën kurrë që mund të humbnin dhe ndodhi që humbën dhe duhet të jepnin llogari dhe të largoheshin, por ata nuk e bëjnë këtë. Por diferenca në zgjedhje ishte shumë e madhe, PS mori votat e veta, ndërsa koalicioni tyre humbi sepse nuk vajtën njerëzit e tyre që të votonin.
-A besoni se qytetarët do t’i bashkohen thirrjes së Berishës, duke dalë në protesta kundër qeverisë?
Absolutisht që jo. Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre në zgjedhjet e 14 majit. Unë nuk besoj se tani do t’i venë nga pas. Mbase do ishte mirë t’i provonte ca protesta sepse do tregonin se ka gabuar se ka akoma njerëz që do tu shkojnë nga pas. Ka akoma që mund t’i shkojnë nga pas por janë shumë pak në krahasim me opinion publik , ai do ta kuptojë që nuk i shkon asnjë nga pas. Unë them që ta kishte kuptuar nga zgjedhjet dhe të mos lodhej me protesta. Njihet për kokëfortësinë e tij, por le ta provojë dhe të kuptojë se epoka e tij ka marr fund. /Sot
Lini një Përgjigje