
Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, është paraqitur këtë të martë në SPAK ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me një ngjarje që sipas tij nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, por me një tender të shumë kohëve më parë.
Isai në fjalën e tij për mediat pas daljes nga zyrat e prokurorisë u shprehur se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar.
“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton I takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje