TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 11:27

Dyshime për blerje votash, kandidati i PD publikon pamjet: Ja si u ndalua biznesmeni dhe zyrtarët e PS

Shkruar nga Pamfleti

Dyshime për blerje votash, kandidati i PD publikon pamjet: Ja si u ndalua

Një denoncim për blerje votash është bërë nga zyrtarët e Partisë Demokratike, mbështetës të së cilës, kanë bllokuar dy automjete, që sipas tyre dyshohet se shpërndanin para dhe tollona karburanti në këmbim të votave, në favor të Partisë Socialiste.

Xhelal Mziu, drejtues politik i PD-së për Qarkun e Dibrës, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga momenti kur demokratë të Maqellarës kanë bllokuar dy automjete.

“Demokratët e Maqelllarës, bllokojnë dy makina që dyshoheshin që shpërndanin para në këmbim të votave.

Dyshime për blerje votash, kandidati i PD publikon pamjet: Ja si u ndalua

Në njërën nga mjetet u konstatua se:

Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F, Ju gjetën në makinë:

3.500 litra tollona karburanti.

4.500 dollarë amerikan

1.000 sterlina Angleze

Pra një shifer totale prej rreth 12 milionë lekë të vjetra.

Në mjetin Benc Mercedes S-Class MayBach me targë AC 009 EP”, shkruan Mziu në rrjetin social.

Dyshime për blerje votash, kandidati i PD publikon pamjet: Ja si u ndalua

Ai paralajmëron se Prokuroria po bën proçedurat e nevojshme, personat në fjalë do të shkojnë para drejtësisë.

Lini një Përgjigje