TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 07:11

Rama apo Berisha, kush e fitoi garën zgjedhore në rrjetet sociale? Ja ç’thotë eksperti

Shkruar nga Pamfleti

Rama apo Berisha, kush e fitoi garën zgjedhore në rrjetet sociale? Ja

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllën mbrëmjen e së premtes fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.

Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur që t’a zhvillojnë në kryeqytet.

PS dhe PD e zhvilluan njëkohësisht takimin, por si paraqitet audienca e tyre online. Lidhur me këtë, Aldor Nini, eksperti IT tha në Euronews Albania se janë më aktivë në komente dhe në transmetimet live simpatizantët e PD-së në krahasim me mbështetësit e PS-së.

Ai nënvizoi dhe një dallim mes dy partive të mëdha sa i përket audiencës online.

“Ishte pak e vështirë për ta bërë këtë matje pasi ishin disa rrjete sociale: Youtube, Facebook, të miksuara.

Për mbylljen e fushatave, me sa numëruam ishin diku tek 30-32 mijë shikues live për Partinë Demokratike në vende të ndryshme. Ndërkohë Rama në një vend kishte mbledhur 3.4, në një vend tjetër 4 mijë, pra më pak në transmetim live.

Mendoj që ky është një rezultat që e kemi parë edhe në të kaluarën sepse videot statike që hidhen në Youtube, Instagram, Facebook, PS-ja ka një audiencë goxha të madhe që i shpërndan ato në shumë profile dhe në shumë faqe. Ato shikues që i gjenerojnë në kohë reale, ato që janë tamam simpatizantë të flaktë të PD-së, janë ato që e shikojnë në kohë reale materialin ose ato që reagojnë me interaktivitet më të lartë sesa ato të PS-së.

Rama ka arritur e më shumë video me shikueshmëri sesa PD në përgjithësi. Te PD kemi një problem që nuk mund ti numërojmë dot edhe aq saktë shikuesit sepse një simpatizant i PD-së hedh video edhe në profilin e tij personal apo të një biznesi, portali dhe ato nuk mund ti mbledhësh dot bashkë si shikueshmëri, ndërsa për videot e PS-së kam parë shumë pak që hidhen dhe shpëndahen nga persona që mund të jenë neutralë. Janë vetë struktura dhe patronazhistët që e bëjnë këtë”, tha eksperti Nini.

Lini një Përgjigje