TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 22:55

“Nga sondazhet online jam fitues”, Berisha: Rama në rreth të kuq për vjedhjet e votave

Shkruar nga Pamfleti

“Nga sondazhet online jam fitues”, Berisha: Rama në rreth

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se vota në zgjedhjet e 11 majit është e mbrojtur. Në emisionin ‘Top Story’, Berisha tha se vota është mbrojtur dhe po mbrohet çdo orë e minutë.

“Kemi 4 rezoluta, më e fundit ajo e PPE që bën një paralajmërim të qartë për ata që blejnë votat. Edi Rama është në rreth të kuq, bashkë me ata që blejnë vota me para në dorë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se komuniteti ndërkombëtar nuk njeh zgjedhje me vota të vjedhura, të jeni të sigurtë për këtë. Berisha tha se janë grupet më të fuqishme ndërkombëtare që po monitorojnë dhe do monitorojnë procesin e votave. Pavarësisht se tha se Edi Rama po përparon në terren me forma të ndryshme për manipulim votash, Berisha tha se opozita po mbron votat si asnjëherë më parë.  

Berisha tha se nga sondazhet online rezulton fitues i zgjedhjeve. “Nuk besoj sondazhet që jepen, e mbani mend se çfarë ndodhte me Trump dhe ai doli fitues. Unë jam fitues i sondazheve online”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje