
Xhemal Gjunkshi, kandidati i koalicionit ‘Alanca Shqipëria Madhështore’ në Qarkun e Dibrës, ka denoncuar disa nga personazhet që sipas tij po blejnë vota në Dibër në emër të Partisë Socialiste.
Gjunkshi e ka cilësuar këtë se një terrorizëm elektoralë që po bëhet në dibër
“Informacionet që më vijnë nga terreni janë alaramante. Vetëm dy ditë para 11 majit, terroristët elektoralë kanë nisur blerjen e votës, e kërcënimet ndaj votuesve.
Ata janë:
Bekim Krashi,
Arben Keshi,
Jeton Dani,
Gerald Kosiqi,
Esat Gjura,
Danjel Gjura
dhe të gjithë soji dhe sorrollopi i rilindjes me në krye Drejtuesin e Partisë Socialiste në Dibër Blendi Klosi.
I bëj thirrje SPAK, të ndërhyjë e të mbajë nën mbikqyrje persinat e mësipërm, të cilët janë duke terroirzuar dibranët.
Policia e Shtetit, është kthyer në Policinë e Pushtetit. Nuk ndërhyjnë, nuk veprojnë në respektim të ligjit dhe lejojnë terroristët elektoralë të kërcënojnë, intimidojnë votuesit.
Paralajmërim çdo terroristi elektoral. Të mos guxojnë të kërcënojnë banorët e Dibrës. Edhe nëse ata nuk shqetësohen nga Policia e Pushtetit, ne jemi aty, për të mbrojtur votën e çdo qytetari”, shkruan Gjunkshi.
Lini një Përgjigje