
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ku ndodhet me masë sigurie të caktuar nga GJKKO, ndërsa kandidon në listën e hapur të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit, e konsideroi si madhështor mitingun e mbylljes së fushatë së opozitës.
Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji “është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.”
“Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi. Sot Shqipëria shkruajti historinë. Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren. 11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar”, tha Meta.
Lini një Përgjigje