TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 21:51

Mbyllja e fushatës së PD, LaCivita: Ishin të paktën 20 mijë qytetarë, kjo është madhështore

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e fushatës së PD, LaCivita: Ishin të paktën 20

Strategu amerikan Chris LaCivita, i cili drejton fushatën e PD dhe koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ për zgjedhjet e 11 majit, tha se në mitingun e përmbylljes së fushatës ishin së paku 20 mijë qytetarë.

LaCivita nga studio e “Top Story” e konsideroi si diçka madhështore, ndërsa e konsideroi popullin shqiptar si madhështor që gjen më shumë mundësi për të ardhmen.

“Në fakt ka të bëjë me një popull madhështor që gjen më shumë mundësi për të ardhmen. Mendoj se kjo mbrëmje dhe nuk po e teproj 20 mijë persona ishin sonte dhe kjo është thelbësore, në SHBA me zotin Trump zhvilluam 130 mijë persona, atje është edhe popullata më e madhe, jam e impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar që erdhën  për të mbështetur Berishën”, tha LaCivita.

Lini një Përgjigje