TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 21:33

Berisha: 11 maji nuk është çështje për partinë, do të përmbysim diktaturën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: 11 maji nuk është çështje për partinë,

“11 Maji në të vërtetë është ditë e çdo shqiptari, është ora e çdo shqiptari, është ora e Shqipërisë. Është ora e atdhetarisë së shqiptarëve”. Është ky mesazhi që mbylli fjalimin e kreut demokrat, Sali Berisha, në mitingun e fundit të fushatës së PD-së dhe koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se më 11 Maj firmosim së bashku për një Shqipëri krenare, për një Shqipëri tjetër.

“Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë. Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE.

Ne që dolëm nga honet e mjerimit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, do ecim drejt mirëqenies, punësimit, rrogave të larta, drejt shkollimit.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, le ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë komunikimi, kontaktet, bisedat me çdo të njohur kudo që është.

T’i ftojmë të bashkohen.

Nuk është çështja për partitë, nuk është çështja për pushtetin e Sali Berishës.

Absolutisht jo.

Por është çështja për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje