
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj komisionerëve dhe numëruesve të votave, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Përmes një deklarate publike, ai u shpreh se çdo ndërhyrje në votat e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” do të përballet me pasoja ligjore të menjëhershme.
Shehi njoftoi se forca e tij politike ka ngritur një rrjet të gjerë vëzhguesish në të gjitha qendrat e votimit dhe të numërimit për të garantuar integritetin e procesit.
“PO JU VËZHGOJMË! Kush numërues apo komisioner guxon të prekë qoftë edhe një votë të koalicionit 'Djathtas për Zhvillim' në 11 maj, do të përballet menjëherë me forcën e ligjit dhe do të burgoset! Ne kemi ngritur një ekip të gjerë vëzhguesish që do të jenë në ç'do qendër votimi dhe numërimi, për të kapur ç'do shkelje të mundshme. Mos luani me vullnetin e qytetarëve, do e pësoni”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje