
Partia Socialiste, dega e Vlorës, i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së për të zgjatur orarin e votimit deri në orën 21:00.
Votimi për zgjedhjet e 11 majit nis në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00, por socialistët e Vlorë kërkojnë që ky proces të zgjatet me dy orë në qytetin bregdetar.
Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës.
Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.
Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së. Nuk dihet nëse KQZ do të miratojë një kërkesë të tillë, por nëse kjo ndodh do të jetë një rast i veçantë, për faktin se në proceset e mëparshme zgjedhore nuk ka pasur shtyrje të orarit të votimit, me përjashtim të zgjatjes me disa minuta, kur në qendrat e votimit ka pasur fluks votuesish.
Lini një Përgjigje